Mirosllav Llazarov, 7 vjeçar, fitoi një medalje të artë në festivalin ndërkombëtar në Iran me temë “Shëndeti” me pikturën e vet “Toka fiton koronavirusin”, transmetoi BTA.
Piktori i vogël është nxënës i shkollës artistike “Kolorit” në Pleven. Vepra e tij tashmë është shtypur në fanella dhe do t’u dhurohet fëmijëve në tërë botën.
Pandemia e koronavirusit nuk lejoi që Mirosllavi ta marrë çmimin personalisht. Prandaj ajo i ishte dorëzuar nga Ambasadori i vendit te ne.