Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Vlogeri britanik Jamal - Bullgaria më ndihmoi të bëhem një njeri më i mirë

Ejani në Bullgari, punoni, jini krijues dhe do të keni sukses

Автор:
Снимка: arkiv personal

Çdo gjë ka rastisur në mënyrë fare spontane. Përpara 3 vjetëve, në bazë të këshillës së dhënë nga një shok i tij, Rhyes Douglas viziton qytetin Plovdiv. Ai është një nomad digjital nga Britania e Madhe , jeton aty ku do dhe punon në distancë. Ai thotë se ka vizituar të gjithë Evropën, por kur vjen për herë të parë në Bullgari, jeta e tij kthehet në 180 gradë. “Erdha për një muaj, u dashurova pas vendit dhe muaji kaloi në dy, pas kësaj në tre. Dhe ja ku jam këtu, në qytetin Plovdiv, ku jetoj me mikeshën time prej tre vjetëve. Dhe a e kuptoni - tanimë nuk jam nomad, sepse u vendosa përgjithmonë” - thotë Rhyes.

Por, për dhjetëra mijë njerëz Rhyes është i njohur si Jamal, kurse ndjekësit e kanalit të tij You Tube Jamal in BG janë në rritje të vazhdueshme dhe tashmë po i afrohen 28 mijë abonentëve nga e gjithë bota. Ndërkohë anglezi nuk lodhet dhe nuk kursehet të tregojë online për jetën e tij si një njeri i huaj në Bullgari.


“Klima, kultura, ushqimi, energjia e njerëzve, natyra...këtu çdo gjë më tërhoqi akoma në momentin e parë”, pohon Rhyes/Jamal.  Dhe shton se prej kohe nuk ndihet më i huaj në Bullgari. Ka mësuar pak gjuhën bullgare, por ankohet nga gramatika e vështirë dhe më tepër nga gjinia femërore dhe mashkullore, të cilat mungojnë në gjuhën angleze. Pyetjes, a ka diçka e cila ta ketë befasuar tek bullgarët, ai përgjigjet kështu:

“Ata janë shumë më të hapur se njerëzit e perëndimit dhe kjo më pëlqen, sepse unë e vlerësoj sinqeritetin. Për shembull në Britani ne jemi tepër të sjellshëm dhe të edukuar. Vazhdimisht falënderojmë dhe kërkojmë falje, nuk mund të kuptosh se çfarë mendon bashkëbiseduesi yt. Kurse këtu njerëzit janë të sinqertë dhe direktë. Kur diçka nuk ju pëlqen, ata ta thonë drejt në sy. Bullgarët nuk të buzëqeshin kot dhe në mënyrë artificiale. Në qoftë se janë të kënaqur - ajo shikohet, në qoftë se jo - po kështu. Ata e tregojnë natyrën e vet të vërtetë. Thjesht, të huajve u duhet kohë, që të mësohen me këtë”.


Por jo çdo gjë është bojë rozë në Bullgari! Jamal nuk i pëlqen lagjet e banimit të vjetra të cilat nuk bien në sy në qytetet. “Çdo gjë është e përmbushur me graffite dhe mbishkrime, megjithëse nuk është kaq vështirë të ndahen para për rinovimin e këtyre parafabrikateve” - thotë vlogeri britanik. Por, sipas tij vendi ynë është një destinacion ideal për njerëzit e rinj, të cilët duan të arrijnë diçka në jetë. Prandaj përmes kanalit të tij ai u drejton ftesë për të ardhur në vend, që të binden vet:


“Për momentin jam i përmbushur me njoftime, të cilat thonë “Unë jam bullgar, pash videot e tua dhe tani po mendoj të kthehem përsëri në Bullgari nga Amerika”. Ose më shkruajnë të huaj nga Amerika, Gjermania ose Suedia: Ore, unë po mbërrij në Plovdiv ose në Veliko Tërnovo, sepse transferohem në Bullgari, ti munde të më bindësh”. Dhe pikërisht ky është dhe qëllimi i kanalit tim. Ai i është përkushtuar rritjes sime si personalitet. Sepse Bullgaria më ndihmoi të bëhem një njeri më i mirë. Do të doja që gjatë 5-6 vjetëve të ardhshme t’i kthejmë të rinjtë, bullgarët e arsimuar përsëri në Bullgari. Por, gjithashtu të mund të tërheqim dhe të huaj. Dhe t’u themi: “Shikoni, përdorni internetin, mjeshtëritë tuaja dhe çdo gjë të cilën ju e zotëroni. Sepse nuk është e nevojshme të jetoni dhe të punoni në Gjermani, në Britaninë e Madhe ose në Spanjë, që të fitoni dhe të zhvilloheni në mënyrë profesionale. Ejani në Bullgari, punoni online, jini krijues dhe këmbëngulës dhe do të keni sukses!” - thotë si përfundim vlogeri Jamal.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна