Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Parlamenti miratoi Ligjin për Gjuhën Bullgarе të Shenjave

Снимка: arkiv

Gjuha Bullgare e Shenjave njihet si gjuhë natyrale e pavarur me Ligjin e miratuar për Gjuhën Bullgare të Shenjave. Shteti do të financojë përkthim për personat e shurdhër dhe për ata të shurdhër dhe të verbër deri në 120 orë në vit. Studentët me këto aftësi të kufizuara do të kenë të drejtën e 60 orëve të shërbimeve shtesë të përkthimit në semestër.

Ligji detyron që brenda 2 vjetësh bashkitë të sigurojnë shërbime administrative për personat e shurdhër dhe për ata të shurdhër dhe të verbër, të cilët numërojnë gati 120 000 në Bullgari. Në shkollat ​​speciale për nxënësit me aftësi të kufizuara shqisore - dëmtimi i dëgjimit dhe për nxënësit e shurdhër do të mësohet gjuha e shenjave bullgare si lëndë e veçantë. Prindërit e fëmijëve të tillë gjithashtu kanë të drejtën e arsimimit në gjuhën e shenjave.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна