Eмисия новини
от 07.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Shënojmë Javën Botërore të Harmonisë së Feve

Për besimtarin e vërtetë frika nga pandemia është zëvendësuar nga besimi tek Zoti

Автор:
Снимка: arkiv

Me iniciativë të OKB-së që nga viti 2011 e këtej, java e parë e muajit skurt  shënohet si Java Botërore e Harmonisë midis Feve.

Bullgaria është nga vendet, në të cilat prej shekujve bashkëjetojnë përfaqësues të etnoseve dhe feve të shumta. Sipas Kushtetutës së vendit “Feja tradicionale në Republikën e Bullgarisë është feja ortodokse lindore”. Përveç kësaj është shënuar se “liria e ndërgjegjes, liria e mendimit dhe zgjedhja e fesë dhe e pikëpamjeve fetare ose ateiste janë të paprekshme”.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit Kombëtar të Statistikës nga numërimi i fundit i popullsisë të zhvilluar gjatë vitit 2011, 76% nga të anketuarit vet përcaktohen në fenë e krishterë ortodokse lindore.  Besimin katolik e kanë treguar 48 945 veta, protestantë janë 64 476 veta, përkatësisht 0.8 dhe 1.1% nga të anketuarit. Një fe myslimane kanë 10% nga popullsia e Bullgarisë.

Gjatë vitit 2008 qe krijuar Këshilli Kombëtar i Komuniteteve Fetare në Bullgari. Në të janë prezantuar Besimi Mysliman, Kisha Apostolike Armene, Këshilli Qendror Shpirtëror i Izraelit, Kishat e Bashkuara Ungjillore dhe Ekzarkia Katolike. Ndaj momentit Kisha Ortodokse Bullgare nuk ka përfaqësues në Këshillin Kombëtar të Komuniteteve Fetare në Bullgari.

Mes qëllimeve kryesore të këtij këshilli është “të ndihmojë për shpërndarjen e njohurive midis bashkësive të veçanta fetare sa u përket parimeve të tyre dhe sistemit të vlerave”.

A është e mundur një harmoni midis feve dhe në çfarë shprehet ajo?

“E përbashkët është ndjenja se Gjykimi i Fundit po vjen, se Gjykimi i Zotit do të jetë i pamëshirshëm ndaj atij, i cili nuk ka treguar mëshirë - thekson ati Nikollaj Petkov, i cili prej 17 vjetëve jeton dhe shërben në kishën ortodokse “Shën Predikuesi Ilija” në qytetin Shumen.


Dhe në qoftë se pranojmë se harmonia është një tingëllim i përbashkët, në qoftë se sot një pjesë ekzekutohet në mënyrë të përsosur, kjo nuk është garanci se e njëjta gjë do të ndodhë dhe nesër.”

Sipas kryetarit të Këshillit Kombëtar të Komuniteteve Fetare në Bullgari dhe përfaqësues i komunitetit mysliman në vendin tonë Birali Birali


“E përbashkëta e cila i lidh që të gjithë besimtarët nëpër botë është besimi tek Zoti. Kurse harmonia midis besimtarëve kalon përmes njohjes. Ky është një komunikim me vetëdijen e qartë, se njeriu tjetër është ndryshe nga ti.”

Dëshmitë e para për priftërinj katolikë në Bullgari janë nga viti 1604, rikujton ati Petko, i cili përfaqëson bashkësinë katolike në Këshillin Kombëtar të Komuniteteve Fetare në Bullgari.

Dhe pavarësisht se katolikët në Bullgari nuk janë të shumtë, ata janë shumë aktivë në projektet e tyre të orientuara drejt sferave sociale, arsimore e të tjera shoqërore. “Përfituesit janë thjesht njerëz, të cilët kanë nevojë, pavarësisht se nga cila fe janë” saktëson prifti.  

Sipas atit Petko pandemia dhe frika prej saj kanë forcuar besimin dhe kontaktin personal me Zotin në lutje.

“Për besimtarin i cili beson thellësisht frika nga pandemia nuk është thelbësore, ajo është e shtyrë nga mbështetja tek Zoti”, shton Greta Ganeva, përfaqësuese e Kishave të Bashkuara Ungjillore në Bullgari.

Ajo e shikon të përbashkëtën midis besimtarëve nëpër botë tek vlerat. E mira tek ne në Bullgari është se këtu janë mbledhur fe të shumta dhe në vazhdim  të qindra vjetëve ata kanë jetuar së bashku, në marrëdhënie të afirmuara të një harmonie. Dhe kjo, të cilën e kemi ne këtu në Bullgari është unikale, sepse ky është një model, të cilin akoma stërgjyshërit tanë e kanë formuar, të jetosh duke e pranuar tjetrin të tillë, siç është.”

Çdo fe i predikon rrugën drejtë Zotit, por ne do ta dimë saktësisht se kush ishte ajo në Ditën e Gjykimit. Deri atëherë le të mundohemi të jemi më të mirë”, bën thirrje kryetarja e Këshillit Qendror të Izraelit Sofija Koen.


Me datë të sotme mund të themi se në Bullgari ka jo më shumë se 6000 hebrenj.  Ky komunitet i vogël për nga numri i vet zhvillon një jetë aktive shpirtërore, kulturore dhe shoqërore”. Sipas fjalëve të Sofija Koen, Bullgaria është një nga shembujt më të mirë në botë për një harmoni midis feve.

Për arsye personale përfaqësuesi i komunitetit armen profesori Garabed Minasjan nuk mundi të përfshihet në intervistë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Këshilli Kombëtar i Komuniteteve Fetare në Bullgari

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени