Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

10 Mars – Dita e Holokaustit dhe Viktimave të Krimeve kundër Njerëzimit

Amalia Aronova: “Në Bullgari nuk kishte dallim nëse ishe bullgar apo hebre”

Shpëtimi i hebrenjve bullgarë – një akt i pashembullt

Снимка: arkiv

“Shumica e hebrenjve bullgarë janë zanatçinj të varfër ose punëtorë të zakonshëm. I rritur mes grekëve, armenëve, turqve dhe ciganëve, bullgari i zakonshëm nuk mund ta kuptojë luftën kundër hebrenjve. Problemi racor është i huaj për të.” Kështu e përshkroi psikologjinë popullore bullgare Ministri i Plotfuqishëm Gjerman në Sofje gjatë Luftës së Dytë Botërore, Adolf Heinz Beckerle. Ndoshta ky është çelësi për zbërthimin e fenomenit të “Shpëtimit të Hebrenjve Bullgarë”.

Së pari, ky është një akt i pashembullt në shkallën e tij - Bullgaria shpëton mbi 48 mijë njerëz. Një komb tjetër që shpëtoi hebrenjtë e tij gjatë fashizmit - ai danez, dërgoi gati 8000 prej tyre në Suedi, ndërsa në Shqipëri, në male u fshehën rreth 2000 hebrenj. E veçanta tjetër e fenomenit bullgar është se shpëtimi ndodhi në territorin e vendit. Kjo është arsyeja se pse në fund të luftës numri i hebrenjve në Bullgari ishte më i madh se në fillim.

Ngjarjet

Më 10 mars të vitit 1943 Mitropoliti i Plovdivit Kirill dhe Mitropoliti i Sofjes Stefan parandaluan dëbimin e qindra hebrenjve nga Plovdivi në kampet naziste të përqendrimit. Shtatë ditë më vonë, zëvendës kryetari i atëhershëm i parlamentit Dimitër Peshev shkroi një letër kundër deportimit të hebrenjve bullgarë, mbështetur nga 42 deputetë. Kështu, me ndërhyrjen e politikanëve, klerikëve dhe shoqërisë, hebrenjtë bullgarë u shpëtuan.

Mitropolit Stefan, Dimitër Peshev dhe Mitropolit Kirill

Një ekspozitë e përhershme në Shtëpinë-Muze “Dimitër Peshev” në qytetin e Kiustendillit tregon përmes sendeve origjinale, fotove dhe faksimileve për ngjarjet e marsit 1943. Historianët, politikanët dhe figurat publike bullgare sot përcaktojnë përpjekjet për të shpëtuar hebrenjtë në Bullgari gjatë Luftës së Dytë Botërore si një nga momentet më të madhërishme në historinë bullgare të shekullit XX.

Nëse shpëton një person, shpëton një univers të tërë, thotë një maksimë e vjetër hebraike. Amalia Aronova është një nga hebrenjtë bullgarë të shpëtuar. Ajo jetonte në Sofje dhe në vitin 1951 u transferua në Izrael, ku punonte si laborante në një spital.

Para korrespondenteve të Radios Kombëtare Bullgare në Izrael, Fenya dhe Iskra Dekalo, Amalia tregon për vitet e shpërnguljes së saj nga Sofja, të kaluara në fshatin Kamenovo rajoni i qytetit Burgas. Ajo kujton se fshatarët u kthyen shpinën rregullave të rrepta kundër të internuarve nga kryeqyteti bullgar dhe pranuan hebrenjtë nga Sofja më shumë si familja e një specialisti të dërguar me shërbim sesa si njerëz në izolim. Në atë kohë, të internuarit nuk lejoheshin të jetonin në shtëpitë bullgare, atyre iu ndalua të shkonin në treg për më shumë se 2 orë, madje edhe fëmijëve u duhej të vishnin një distinktiv të verdhë.

“Jetonim në një shtëpi me qira, ashtu si njerëzit e tjerë. Na sollën bukë dhe dhurata të ndryshme. Çfarë nuk ishte … Njerëzit nuk bënin asnjë dallim midis një hebreu dhe një bullgari” - tregon gruaja, e cila sot është mijëra kilometra larg Bullgarisë:

“Dua t'ju tregoj një rast shumë interesant. Kjo ndodhi pas 9 shtatorit 1944. Qeveria ndryshoi dhe fshati kishte një kryetar të ri të bashkisë të zgjedhur nga Fronti Patriotik. Një ditë ai erdhi në shtëpi me një zyrtar. Ai mbante një thikë të gjatë dhe pyeti për babanë: “Ku është mjeku? Nëse ai mund të vijë dhe të veshë xhaketën.” Në xhaketën e tij kishte një distinktiv i verdhë. Mami shkoi t’i tregonte babait tim dhe ai veshi xhaketën. Pastaj kryetari i bashkisë iu afrua babait. Ai e preu distinktivin me thikën, e hodhi atë dhe tha: “Tani ju jeni qytetarë të barabartë të Bullgarisë”.

Ka qindra histori të dhembshurisë, njerëzimit dhe mbështetjes, të treguara nga hebrenjtë bullgarë të shpëtuar dhe trashëgimtarët e tyre gjatë viteve. Dhe lidhja e tyre me Bullgarinë mbetet e gjallë, sepse është pjesë e universit të tyre jetësor.

Për Radio Bullgarinë nga Tel Avivi: Fenya dhe Iskra Dekalo

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv dhe digital-culture.eu


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна