Pas Çlirimit qeveria lokale filloi të bënte përpjekjet e para për të zhvilluar Varnën si një destinacion detar. Për këtë qëllim u morën hua për tharjen graduale të kënetave pranë qytetit, për ndërtimin e hotelit të parë dhe krijimin dhe formimin e Kopshtit Detar. Në fillim të shekullit të XX Varna tanimë dispononte afro 20 hotele dhe dhjetëra pijetore, të cilat gëzonin klientë më të ndryshëm. Gjatë kësaj kohe këtu erdhën dhe turistët e parë të organizuar të huaj - një grup i madh francez, i cili u ankorua në portin e Varnës, që të mund të shikojë kureshtjet e afërta natyrore “Pobitite Kamëni” dhe burimet karstike të Devnjas.
Pas francezëve vijnë çekët
Ata bëhen miqtë më të shumtë të huaj në qytet. Për nder të tyre është emërtuar hoteli “Praga” në vendpushimin e sapo ndërtuar “Shën Konstantin dhe Elena”. “Katër vjet pas shpalljes së Varnës një qytet pushimor, këtu vijnë rreth 24 mijë turistë, me kusht se popullsia atëherë ka qenë rreth 30 mijë veta” - tregon Sonja Georgieva, drejtoreshë e Drejtorisë “Turizëm” pranë Bashkisë së qytetit Varna.
Në fillim fare pushuesit kanë hyrë në det me rroba, por pak nga pak, për tmerr të mbrojtësve të moralit, paraqiten dama gjithnjë e më të zhveshura me fustane “tmerrësisht” të shkurtra. Kurse meshkujt kanë shëtitur me kominoshe të thurura.
“Banjat e para kanë qenë të ndara në banja për gratë dhe për meshkujt. Në mes, nga njëra anë e urës kanë qenë banjat e grave, kurse nga ana tjetër - ato të meshkujve. Nëpër urë ka ecur një rojë, që ka ndjekur që të mos të ketë një përzierje të grave dhe të meshkujve - tregon Sonja Georgieva.
Por, çfarë të themi për vitet e socializmit, kur Varna bëhet kryeqyteti detar i Bllokut Lindor?
Atëherë shteti lidh kontratat e para me vendet nga kampi socialist për grupe të mëdha, të cilat mbërrijnë në bazë të sindikatave. Për tërheqjen e turistëve perëndimorë, bisedohet me firmën gjermano perëndimore Fröhlich Reizen - pohon Sonja Georgieva. Gjatë viteve 60 paraqiten dhe komplekset kulturore rreth qytetit Varna. Kështu vihen themelet e turizmit masiv nëpër bregdetin tonë të Detit të Zi.
“Mund të them se gjatë viteve 2018-2019, përpara krizës lidhur me Covid-19, Varna priti rreth 1 milionë e 100 mijë turistë dhe llogaritëm rreth 4 milionë e gjysmë fjetje. Me fjalë të tjera gjatë të gjitha këtyre viteve, në një distancë prej një shekulli, turistët tanë janë shtuar nga 24 mijë deri në mbi 1 milion”, tha në përfundim Sonja Georgieva.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv, culturespace.bg