Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Universiteti i Sofjes zuri pozicionin më të lartë deri tani në një klasifikim prestigjioz botëror

Universiteti i Sofjes
Снимка: arkiv

Universiteti i Sofjes "Shën Klementi i Ohrit" është në vendin 591-600 në renditjen botërore të universiteteve QS World University Rankings për 2022. Universiteti më i vjetër bullgar është përfshirë në listë që nga viti 2014 dhe pozicioni i ri është më i larti deri më tani, duke u ngjitur me 50 vende, njoftoi Universiteti i Sofjes.

Në klasifikimin e Universiteteve Botërore QS - 2022 marrin pjesë universitetet më të mira në botë. Nga 1 673 institucionet që kanë aplikuar, 1 300 janë pranuar në klasifikim. Ato vlerësohen sipas 6 kritereve: reputacioni akademik; reputacioni shkencor; reputacioni midis punëdhënësve; raporti student-mësues; numri i citimeve për fakultetet e veçanta; numri i studentëve dhe profesorëve të huaj.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна