Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Mijëra bullgarë do të votojnë në Angli më 11 korrik për të ardhmen më të mirë të atdheut

Bashkatdhetarët tanë shpresojnë për një komunikim më të mirë me shtetin

Автор:
Снимка: ЕPА/BGNES

135 janë seksionet zgjedhore të cilat do të hapen më 11 korrik në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Irlandën Veriore. Pasi u hoq kufizimi që në vende jashtë BE të ketë vetëm 35 seksione, në zgjedhjet e parakohshme në kulmin e verës Anglia do të jetë vendi me më shumë adresa në të cilat bashkatdhetarët tanë mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit.

Njerëzit në Britaninë e Madhe presin me padurim 11 korrikun, duam të votojmë, duam të ketë ndryshim në Bullgari dhe ne që marrim pjesë në organizimin e zgjedhjeve do të bëjmë gjithçka sipas forcave tona që çdo bullgar të ketë mundësi për të votuar” -  thotë bashkatdhetarja jonë aty Svetllana Kaneva.

Numri i madh i seksioneve të votimit jep shpresë për të fshirë kujtimin e pakëndshëm të radhëve të gjata të zgjedhësve që prisnin për të votuar më 4 prill. Por gjithashtu ngre çështje të paqarta dhe krijon vështirësi për njerëzit e përfshirë drejtpërdrejt në organizimin e ditës së zgjedhjeve. Në një letër të veçantë drejtuar Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), përfaqësuesit e 4 komisioneve të seksioneve në Mbretërinë e Bashkuar këmbëngulin që financimi për materialet e domosdoshme të bëhet paraprakisht dhe në afate të arsyeshme. Ata gjithashtu deklarojnë se “nuk kanë mundësinë dhe kapacitetin për të udhëtuar në Londër për të marrë dokumentacionin dhe për t’i kthyer pajisjet dhe dokumentacionin e votimit në ambasadë pas zgjedhjeve të 11 korrikut”. Për këtë qëllim, propozojnë që dokumentacioni të dërgohet me korrier në adresat e përfaqësuesve të shtetit për secilin komision. Organizimi i zgjedhjeve shpesh është në duart e njerëzve pa përvojë, gjë që është gjithashtu një parakusht për shqetësim.

Këtu ka shumë vullnetarë në organizimin e zgjedhjeve të cilën kurrë më parë nuk e kanë bërë këtë” – thotë Stanimir Stançev – përfaqësues i seksionit “Hamell-Hamstet”.

“Mbetem me përshtypjen se disi jemi lënë pas dore dhe të injoruar. Nuk është e qartë saktësisht se kush është përgjegjës për këtë. Është e qartë për ne që për të organizuar punën e 135 seksioneve është e nevojshme ndihma e shumë vullnetarëve dhe ne marrim pjesë në zgjedhje me dëshirë, por nga ana tjetër pyetja është nëse njerëzit nga të cilët varet për të na ndihmuar bëjnë atë që duhet dhe kërkohet nga ligji.”

Bullgarët në Angli thonë se vështirësi të ngjashme ndajnë me ta edhe bashkatdhetarët tanë në shtete të tjera. “Kryesisht problemi vjen nga keqkuptimi i ambasadave dhe KQZ, të cilat vonojnë përgjigjen e pyetjeve tona, dhe nëse marrim një të tillë, ajo është në formën e një telefonate gjë që nuk ka vlerën e një dokumenti të shkruar” – shpjegon Svetllana Kaneva – sekretare e komisionit zgjedhor në Lutën.

“Ne përballemi me shumë vështirësi në dorëzimin e fletëve të votimit pas përfundimit të ditës së zgjedhjeve. Ne këmbëngulim që të na vizitojnë këtë herë për të marrë dhe për të dorëzuar fletët e votimit. Një problem tjetër i madh janë materialet e konsumit. Nuk e dimë se çfarë buxheti do të na sigurojnë kështu që të përgatitemi me fonde personale, por ne jemi vullnetarë dhe nuk kemi shumë para. Ne drejtuam një pyetje, por nuk kemi asnjë përgjigje.”

Antonina Dellçeva, një tjetër bashkatdhetare jonë në Ishull, shton se kërkesat e tyre janë minimale, por të rëndësishme. “Deri më tani nuk gjejmë kuptim dhe ndihmë as nga ambasada as nga KQZ. Ka kohë, ata do të na dëgjojnë dhe do të marrin parasysh pyetjet tona në mënyrë që zgjedhjet të jenë më të qeta. Por edhe nëse nuk marrim ndihmë, ne përsëri do të sillemi me përgjegjësi ndaj punës para dhe në ditën e zgjedhjeve.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна