Edhe nëse keni harruar të sillni një libër për pushimet tuaja në vendpushimin bregdetar “Allbena”, kjo nuk do të thotë që do të ngeleni pa lexuar këtë verë. Nga biblioteka e plazhit në këtë vendpushim në bregdetin tonë verior, turistët mund të zgjedhin një roman falas dhe të zhyten në të, përderisa pushojnë në plazhin pranë detit për të marrin diellin. Edhe këtë sezon, qindra libra në bullgarisht, anglisht, gjermanisht, rusisht dhe rumanisht janë në dispozicion për pushuesit. Çdo mysafir i vendpushimit mund të marrë për veten një kopje, mjafton që ai të dhurojë një libër tjetër. Titujt janë të zgjidhur me kujdes. Në raftet do të gjeni romane krimi, memoare, proza për gra dhe libra për fëmijë, dhe këtë verë më të kërkuarat janë romanet e krimit dhe të dashurisë.
Biblioteka e plazhit në “Allbena” është jashtëzakonisht e popullarizuar në mesin e të huajve që ndajnë në mënyrë aktive iniciativën në rrjetet sociale. Shumë prej tyre dhurojnë librat e tyre, të cilët i kanë lexuar tashmë kur largohen nga kompleksi.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova