Shkrimtari bullgar Georgi Gospodinov është fituesi i Çmimit të sivjetshëm Zinklar për “mjeshtër të historisë së shkurtër”, të dhënë nga Shoqata e Shkrimtarëve Danezë, transmetoi BNT. Çmimi u jepet që nga viti 2013 shkrimtarëve danezë për kontributin e tyre në zhanrin e tregimit.
Kështu pranë Gospodinovit renditen emra si shkrimtari britanik Julian Barnes, autoret amerikane Lydia Davis dhe Laurie Moore, shkrimtarja gjermane Judith Hermann dhe të tjerë. Bartësi i Zinklar zgjidhet nga një juri daneze e përbërë nga shkrimtarët dhe kritikët. Çmimi do të dorëzohet në një ceremoni të veçantë në Kopenhagë më 10 shtator. Dekorata është me vlerë 100 000 kurora daneze.