Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Ministri i Transportit: Pronari i anijes ka synuar të fundosë “Vera Su”

Снимка: BNR

Shpenzimet e operacionit shpëtimtar të anijes “Vera Su” të ngecur në shkëmbinjtë e Kamen Brjag do të paguhen nga siguruesi. Në rast të kundërt, Bullgaria do të ngrejë padi. Këtë e bëri të ditur Ministri i Transportit Hristo Aleksiev në një konferencë në kantierin e riparimit të anijeve “Odesos” . Ai theksoi se veprimet e pronarit të anijes kanë treguar se ai ka pasur qëllim ta fundosë anijen.

Tani anija është në pronësi të shtetit. Anija do të riparohet dhe nuk do të shembet.

Ju rikujtojmë se anija ngeci herët në mëngjes më 20 shtator në zonën e mbrojtur të Jajllata. “Vera Su” është ndërtuar në vitin 1989 dhe operohej nga një kompani turke. Anija lundronte nën flamurin e Panamasë dhe transportonte plehra nga Ukraina drejt Varnës.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна