Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Dy ekspozita fotografike dhe një film për alpinistin e madh Bojan Petrov

Bojan Petrov
Снимка: arkiv

Dy ekspozita fotografike do t’i paraprijnë premierës në Sofje të filmit “Unë jam këtu përsëri” për alpinistin e madh bullgar Bojan Petrov. Ekspozitat do të përfshijnë pamje të përzgjedhura filmike dhe fotografi nga arkivi personal i Bojan Petrov, raporton sajti Impresio.

Filmi “Unë jam këtu përsëri” ndjek përpjekjen e Bojan Petrov për t’u ngjitur në majën 8000 metra Shisha Pangma, e cila doli të ishte e fundit në karrierën e alpinistit. Pikërisht aty ai u zhduk dhe pavarësisht operacionit të madh të shpëtimit, nuk u gjet.

Premiera bullgare e filmit do të jetë më 29 nëntor në kuadër të veprimtarive “Kinomania” dhe “Ditët e sfidave”. Nga 3 dhjetori, filmi del në kinematë në të gjithë vendin.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна