Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Partia “Po e vazhdojmë ndryshimin” është në krye me 25,8 %, në zgjedhjet parlamentare në Bullgari

7 parti kanë shans për të qenë në Legjislaturën e 47 të Kuvendit Popullor

| обновено на 14.11.21 в 20:49
Снимка: BNR

Exit polli i agjencisë sociologjike Gallup, partner mediatik i Radios Kombëtare Bullgare, tregoi shpërndarjen e mëposhtme të votave nga zgjedhjet parlamentare në Bullgari, që nga ora 20:00 më 14 nëntor 2021:

“Po e vazhdojmë ndryshimin”: 25,8 %, ose 66 vende në parlament;

GERB-SDS: 23,5 %, ose 61 vende;

Partia Socialiste Bullgare /BSP/: 14,4 %, ose 37 vende;

Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë /DPS/: 10,2 %, ose 26 vende;

“Ka një popull të tillë” /ITN/: 8,1 %, ose 21 vende;

“Bullgaria Demokratike”: 7 %, ose 18 vende;

“Ringjallja”: 4,3 %, ose 11 vende;

"Ngrihu.BG! Ne po vijmë" dhe VMRO janë shumë më poshtë barrierës prej 4% për të hyrë në parlament me rezultate përkatësisht 2,1% dhe 1,2%.

Aktiviteti i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për Legjislaturën e 47-të të Kuvendit Popullor është 36,6 %. Me “Nuk mbështes askënd” kanë votuar 1,8 % e votuesve.

Në zgjedhje morën pjesë gjithsej 27 parti dhe koalicione. Më shumë se 5000 kandidatë morën pjesë në garën për deputetë në parlamentin bullgar prej 240 vendesh.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени