Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Në Sofje u mbajt protesta “Asnjëra më shumë!”

Снимка: BGNES

Qindra njerëz iu bashkuan protestës në qendër të Sofjes "Asnjëra më shumë!" me rastin e ditës së sotme ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave. Organizatorët e aktivitetit insistojnë për politika adekuate për parandalimin e dhunës me bazë gjinore dhe ndërtimin e qendrave të krizave për gratë në të gjithë vendin. "Ne duam t'u japim një sinjal të qartë institucioneve se është koha për të futur legjislacionin modern që do të garantojë mbrojtjen e nevojshme të të gjitha grupeve të rrezikuara, dhe veçanërisht grave," i thanë protestuesit reporteres Antonia Ilieva.

Një letër e hapur që bën thirrje për masa urgjente për të luftuar dhunën ndaj grave do t'i dërgohet Presidentit Rumen Radev dhe pushtetarëve të rinj të ardhshëm.
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна