Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Serat me perime në Bullgari pushojnë së punuari masivisht

Снимка: BGNES

70% e serave të perimeve në vendin tonë kanë ndërprerë punën, bëri të ditur BNT. "Arsyeja janë çmimet jashtëzakonisht të larta të gazit dhe energjisë elektrike. Industria është në kolaps," tha për BNR Plovdiv Teodora Krësteva, drejtore ekzekutive e Shoqatës Bullgare të Prodhuesve të Serave. Sipas saj, prodhimi i huaj po pushton supermarketet. Domatet dhe kastravecat importohen nga Greqia, Maqedonia e Veriut, Turqia.

"Pse fqinjët tanë arrijnë sukses dhe mbulojnë tregjet e huaja, e ne dështojmë? Sipas kolegëve, shteti në vendin tonë sillet si një njerkë ndaj prodhuesve", tha Krësteva. Shoqata jep shembullin e Greqisë, ku gjithashtu ka rritje të çmimit të gazit dhe energjisë elektrike, por industria vazhdon të punojë sepse merr ndihmë nga shteti. Në takimin e parë me ministrin e ri të bujqësisë, Ivan Ivanov, të hënën, prodhuesit do të kërkojnë kompensim prej 70% për karburantin e shpenzuar.

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна