Perimet bullgare preferohen për shkak të shijes së tyre, por dimri i ardhshëm me siguri do t'i detyrojë bullgarët të blejnë domate dhe tranguj tërësisht të importuar. Prodhuesit e serrave paralajmërojnë se tregu mund të mbetet pa perime të prodhuara në vendin tonë. Shkaku - kostoja e lartë e prodhimit.
Dihet mirë se prodhimi në serra është një nga më të shtrenjtat në sektorin e bujqësisë, kurse në momentin e tanishëm prodhuesit llogarisin se është më e arsyeshme të mbyllin. “Gjendja është e mjerueshme. Tre herë janë rritur çmimet e korrentit, të gazit, të plehrave - kjo që për ne është më e domosdoshme”, vuri në dukje përpara Radios Kombëtare Bullgare prodhuesja e serrave Atanaska Bjallkova, e cila i njeh shumë mirë problemet nga brenda:
“Sipas meje është më e arsyeshme të mbyllim serat dhe të mos të punojmë. Por, ne u japim bukë akoma rreth 30 mijë njerëzve në Bullgari, përfytyroni se çfarë do të ngjajë me këta njerëz?” Sipas fjalëve të saj, afro 90% nga prodhuesit e serrës do të preferojnë të mos të mbjellin asgjë, sepse në vend të fitimit kjo do t’u sjellë humbje të mëdha.
Sipas saj rrugëdalja nga situata është një:
“Po, kjo është rrugëdalja - importi. Dhe njerëzit do të hanë perime nga Greqia, Turqia, Shqipëria. Aty nuk e dimë se cilat do të jenë çmimet, por çdo një këtu e ka të qartë se prodhimi bullgar i serave është më i shtrenjti. Sepse tek ne gjithmonë korrenti dhe gazi kanë qenë më të shtrenjtë dhe ne nuk mund t’i lejojmë vetes të shesim me çmime të ulëta. Duhet t’u japim paga edhe punëtorëve, kurse për ne - çfarë të mbetet.”
Përveç sfidave të çmimit të energjisë me të cilat përballet sektori, si të gjitha bizneset e tjera në muajt e fundit, prodhuesit e serës në Bullgari prej viteve zhvillojnë dhe një betejë tjetër. Ajo është me konkurrencën jo luajale të njerëzve, të cilët shesin fryte dhe perime të importuara me çmime më të ulëta, por i shpallin si të prodhuara në Bullgari. Ndaj këtyre problemeve shtohen dhe akoma të tjera të lidhura me subvencionimin e prodhimit të serrës tek ne:
“Është një fakt i njohur se për prodhimin në serrë, ne marrim subvencionet më të vogla në të gjithë Bullgarinë. Paratë nuk janë ndarë sipas sasisë së mallrave që eksportoni në treg, por sipas asaj nëse je blegtor, prodhues drithi, apo prodhues i perimeve. Ne gjithmonë kemi qenë të prekur e të dëmtuar. Gjërat sikurse u rregulluan pak gjatë viteve të fundit, por kur shikoj se çfarë po ndodh në shtet, nuk jam optimiste. Ja, përsëri u jepen para mbarështuesve të mëdhenj dhe kultivuesve të drithërave, kurse ne, kemi qenë gjithmonë në telashe."
Atanaska Bjallkova paralajmëron se ka shumë të ngjarë që 30 mijë punonjës në serra të mbeten pa mjete jetese për në dimër.
Intervistë/Veselina Millanova-BNR-“Horizont”
Redaktoi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv, BGNES
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..