Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Mjekët bullgarë ndihmojnë misionet tona ushtarake në botë

Pas tërmetit në Haiti, Bullgaria ishte njëra nga vendet, e cila përveç ndihmës humanitare, dërgoi edhe një ekip mjekësh.
Снимка: Архив

Në një periudhë prej 120 vjetësh Akademia Ushtarako-Mjekësore në Sofje ka dërguar mbi 6 mijë mjekë në më se 30 misione në botë. Mijëra ushtarakë kujtojnë profezionalizmin dhe sakrificën e ekipeve mjekësore bullgare.

Për herë të parë në historinë e shëndetësisë bullgare më 1904 u dërgua një brigadë ushtarako-mjekësore në Manxhuri. Gjatë luftës midis Rusisë dhe Japonisë mjekët bullgarë e kanë ndihmuar Kryqin të Kuq Rus. Gjatë viteve të 60-të të shekullit të kaluar ekipet tona kanë marrë pjesë në misione në Mozambik, Nikaragua, Siri dhe në Liban. Mjekët bullgarë kanë shpëtuar disa të plagosur gjatë tërmetit të 1988-ës në Armeni dhe gjatë tërmetit të 1999-ës në Turqi. Këtë vit ata kanë dhënë ndihmë edhe në kampin e refugjatëve në Radushë të Maqedonisë. Më 2010, pas tërmetit në Haiti, Bullgaria ishte njëra nga vendet, e cila përveç ndihmës humanitare, dërgoi edhe një ekip mjekësh. Në

Aleksandër Parashkevov

krye të grupit ishte kirurgu kolonel Aleksandër Parashkevov, zv/drejtor i Akademisë Ushtarako-Mjekësore për çështjet e pjesëmarrjes në misione. Këtë që ka parë në Haiti, sipas fjalëve të tij, ka qenë apokalips i vërtetë: dy e treta e kryeqytetit Port o Prens ishte e shkatërruar krejtësisht dhe qindra mijë njerëz ishin të prekur.
“Rreth një muaj e gjysmë kemi qëndruar në Haiti – kujton dr. Parashkevov. – Kemi bërë mbi 1 500 ndërhyrje kirurgjike, kemi punuar nga 10 orë në ditë, sepse pacientët ishin shumë. Spitalet ishin plot e përplot dhe duhej të improvizonin me vendet e operacioneve dhe me pajisjet e duhura. Kushtet në të cilat kemi jetuar nuk ndryshonin nga kushtet ku ishin të plagosurit. Më kujton shikimi i veçantë i fëmijëve. Vështirësisht mund të përshkruhet me fjalë.”

Sivjet Qendra e shëndetësisë psikike dhe e parandalimit, si dhe Detashmenti për raste urgjente të Akademisë Ushtarako-Mjekësore mbushën 20 vite nga themelimi i tyre. Këto dy departamente japin ndihmë në misionet ushtarake të Bullgarisë në Kamboxhia (UNTAC), Bosnjë-Hercegovinë (SFOR), Kosovë (KFOR), Afganistan dhe në Irak. Nga 2004-a mjekët tanë ushtarakë shërbejnë në spitalet e NATO-s në Afganistan, Kabul dhe Herat. Menjëherë pas ndërhyrjes së parë kirurgjike, që ka realizuar ekipi bullgar i mjekëve në spitalin spanjoll në Kabul, dr. Parashkevov u propozua kryekirurg i spitalit.

Në saj të reagimit të shpejtë të dr. Parashkevov pas sulmit kundër bazës ushtarake bullgare në Kerbala gjatë dhjetorit të vitit 2003, numri i viktimave ishte minimal.

“Duke qenë Bullgaria vend anëtar i NATO-s nga viti 2004 e kemi detyrim të bashkohemi me ekipet ndërkombëtare. Kështu shkëmbejmë përvojë dhe sinkronizojmë punën – sqaron ai. – Duhej të trajnohemi në vend. Kjo është gjë normale, sepse jemi anëtar i ri i NATO-s. Mirëpo, tashmë pa problem mund të deklaroj se mjekët tanë nuk dallohen për nga puna nga kolegët ndërkombëtarë. Bullgaria është një partnere e denjë dhe kjo vlerësohet vazhdimisht. Në konferencat lidhur me misionet gjithmonë theksohet kontributi i Bullgarisë, sepse ekipet tona mjekësore u përgjigjen standardeve të NATO-s.”

Para se të nisen në misione, ushtarakët tanë kontrollohen në Qendrën e shëndetësisë
Ilian Marinov
psikike dhe të parandalimit. Ekipet mjekësore përpunojnë strategji psikike për përshtatjen e ushtarakëve në kushte të jashtëzakonshme. Gjatë misioneve ka një psikolog i cili kujdeset për parandalimin e stresit pastraumatik. Pasi të kthehen në atdhe ushtarakët vihen nën mbikëqyrje mjekësore muaj të tërë.
“Jam i mendimit se ushtaraku bullgar gjithnjë e më shumë fiton përvojë në misione dhe tregon qëndrim psikik në situata kritike – thotë koloneli dr. Ilian Marinov. – Bullgarit gjithmonë mund t’i besohet sepse ai do të bëjë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur kauzën kombëtare. Për sa i përket punës së përbashkët në aleate ndërkombëtare, ushtaraku bullgar përfaqëson vendin e tij në mënyrë të denjë.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografitë janë ofruar nga Akademia Ushtarako-Mjekësore
По публикацията работи: Ilijana Rajçeva
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна