Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Major dr. Milena Stojanova – gjinekologia e parë në Kandahar

Major dr. Milena Stojanova në Kandahar
Снимка: arkiv personal

Para pak kohësh katër mjekë bullgarë merituan dekoratat e larta të Ushtrisë Amerikane të cilat shpërndahen për kontribut në misionin ISAF. Mjekët bullgarë janë dërguar nga Akademia Ushtarako-Mjekësore në Sofje si specialistë mentorë në Spitalin Ushtarak të Kandaharit. Ndër ta ishte major dr. Milena Stojanova, e cila u dekorua për kontributin e saj në fushën e obstretikës dhe gjinekologjisë.

Çdo udhëtim për në Afganistan është me rrezik. Megjithatë, jeta aty, si në çdo vend tjetër aziatik, u duket shumë ekzotik evropianëve. Para dy vitesh e gjysmë gjinekologia Milena Stojanova u dërgua në Kandahar. Ajo kishte për detyrë të trajnonte mjekë ushtarakë afganë, të cilët të mjekojnë ushtarakët afganë dhe familjet e tyre. Kjo ishte hera e parë e Milena Stojanovës në misionin në Afganistan. Ajo ishte dhe gjinekologia e parë në Kandahar. Le të kujtojmë romanin “Gjuetari i balonave” të Khaled Hosseinit. I lindur në Kabul shkrimtari amerikan shkruan: “Në Afganistan ka shumë fëmijë, por pak fëmijëri”. Mjekja bullgare u takua pikërisht me fëmijë të tillë. Që ditën e dytë, kur ka mbërritur në Kandahar, Milena Stojanova është njohur me foshnjën Atal, të gjatë 48 cm dhe me peshë 2.750 kg. Atal është fëmija e parë që ka lindur në spitalin vendas. Siç kujton gjinekologia, fëmija ka lindur në kushtet e zonës fushore, në një shtrat pa pajisje mjekësore. Në spital nuk ka maternitet, por fati i foshnjës së ushtarit afgan ishte të lindte në duart e mjekes bullgare. Për gjinekologen lufta në Afgansitan fillon me pritjen e foshnjave kur lindin.

Dr. Stojanova, akusherja Novoselska me foshnjën Atal

“Kolegët e mi, pra kirurgët, traumatologët dhe anestezistët merreshin më tepër me pasojat e luftës, ndërsa unë dhe mamia tjetër Novosellska merreshim me gratë dhe fëmijët – rrëfen Milena Stojanova. – Në spital mjekët dhe infermierët ishin burra. Mjekja e vetme ishte bashkëshortja e infermierit të parë në spital. Unë punoja këshilltarja e saj. Islami nuk lejon që një grua të shkojë te gjinekolog dhe të zhvishet para burrave të tjerë.”

Dr. Stojanova me një akushere afgane gjatë kohës së kontrollit mjekësor.

Në bazën ku gjendet spitali çdo e martë është ditë femre. Pacientet e gjinekologes bullgare janë bashkëshorte shtatzëna të ushtarëve afganë. Ato gra janë plakur para kohe dhe janë të lodhura me punët shtëpiake. Misioni i tyre i vetëm në jetë është të lindin fëmijë, kujdesen për 7-10 fëmijë. Detyra kryesore e Milena Stojanovës ishte trajnimi i mjekëve vendas. Problemi është se afganët nuk dëshirojnë të punojnë në Kandahar, sepse kanë frikë nga talibanët. Në qoftë se këta të fundit marrin vesh se dikush punon me të huajt, atëherë ushtrojnë dhunë ndaj tij. Mjekes bullgare i vjen çudi se askush në Afganistan nuk e di datëlindjen e vetë dhe nuk ka certifikatë lindjeje. Rrugëve aty nuk u vihen emra dhe besa ka më shumë vlerë se sa ndonjë dokument i firmosur. Gjinekologia është e habitur me fëmijët afganë dhe i vjen keq se respektohen vetëm djemtë për shkak se rriten ushtarë.

“Qëndrova 6 muaj në Kandahar dhe pashë dy fëmijë të cilët kishin sëmundje të gjakut – kujton Milena Stojanova. – Kryesisht fëmijët afganë vdesin nga pasojat e luftës. Rrallëherë ata sëmuren nga sëmundjet kronike, sepse jeta mesatare aty është shumë e vogël – 45-48 vite.”

Gjatë Pashkëve mjekët bullgarë bojatisën vezë për kolegët e tyre amerikanë.

Në Kandahar është pamje lufte – shkatërrime, fluturime aeroplanësh pa pushim, lot. Ekipi bullgar është vendosur në bazën amerikane “Lindsay”. Transporti deri në spital bëhet me anë të makinave të blinduara, të shoqëruara me rojë. Mjekët mbajnë kaska dhe jastëkë mbrojtës. Milena Stojanova ka përjetuar sulme me bombë. Pohon, se ndonjëherë ka pasur shumë frikë. Gjithsesi ka ndierë dashurinë e afganëve për bullgarët. Kujton se si kolegët e saj afganë sillnin bukë shtëpiake në bazë. Ende ndien erën e saj. Rrëfen se si organizoheshin mbrëmjet bullgaro-afgane dhe thotë se miqësia e krijuar në kohë lufte është më e qëndrueshmja. Milena Stojanova nuk ka harruar kolegët e saj afganë, kur e merr malli për ta, ajo mbulohet me shallin e blerë nga pazari në Kandahar.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: arkiv personal

По публикацията работи: Iliana Rajçeva
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна