Nga 1 janari Bullgaria mori presidencën gjashtëmujore të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BSEC). Në kuadër të saj në Sofje më 15 prill u zhvillua takim i ministrave të transportit të vendeve anëtare të BSEC-ut.
Gjatë forumit ministri bullgar i transportit, teknologjive të informacionit dhe komunikacioneve, z. Danaill Papazov theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në sferën e transportit si një prej mjeteve kryesore për aplikimin e standardeve evropiane në regjionin e Detit të Zi. Ai vuri në dukje, se një prej prioriteteve gjatë presidencës bullgare të BSEC-ut është integrimi i qëndrueshëm i faktorëve ekologjikë në politikat e transportit në regjion. Me këtë synim takimi në Sofje përfundoi me aprovimin e Deklaratës së ministrave për transport të gjelbër në rajonin e BSEC-ut.