Eмисия новини
от 07.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

“Trajektoret e Dëshirës” – premierë e baletit “Arabesk”

Автор:
БНР Новини
Moment nga repeticioni
Снимка: arkiv personal i Milla Iskrenovës

Baleti “Arabesk” – “Trajektoret e Dëshirës”, një spektakël i Bojan Vodeniçarovit dhe Milla Iskrenovës... Ky është informacioni, i cili mund të lexoni në sajtet për kulturën te ne. Në disa njoftime madje është shtuar: “Drescode – veshje elegante”. Aktiviteti është përfshirë në programin e Festivalit Ndërkombëtar “Javët Muzikore të Sofjes” dhe të Sallonit të Arteve. Çfarë fshihet prapa këtij titulli, cilat trajektore dhe dëshira e kanë gërshetuar muzikën me vallen. Këtë mund ta mësoni më 9 qershor, në sallën Nr 11 të Pallatit Ndërkombëtar të Kulturës. Lidhur me këtë ju ofrojmë intervistën me pianistin Bojan Vodeniçarov, me idenë e të cilit u krijua spektakli. Ai na tregoi edhe për veprat e zgjedhura dhe për koreografinë e Milla Iskrenovës. Le të rikujtojmë se më shumë se 20 vjet ai banon në Belgjikë, jep koncerte dhe është profesor në Konservatorin Mbretëror në Bruksel. Ai jep gjithashtu mësime të pianos klasike, të veglave të vjetra muzikore dhe të improvizimeve.

“Ofertën e bëri “Festival de Valonia” – tregon prof. Vodeniçarov. – Ky është forumi më i madh kulturor në Valonia (një prej tri regjioneve të mëdha të Belgjikës). Para pak kohe organizatorët kërkuan nga unë disa oferta për muzikë autori. Krahas kësaj, paraqita idenë time për një spektakël baleti me muzikën time. Madje nuk e kisha pyetur koreografen Milla Iskrenova nëse është dakord. Që prej kohe ëndërroja për të bërë së bashku me të një projekt të përbashkët. Për fat të mirë ajo ra dakord. Tema e festivalit sivjet është Danubi – lumi, i cili është simboli i shumëllojshmërisë prej modelesh kulturore. Siç dihet, Danubi buron nga Gjermania dhe kalon përmes Austrisë – dy vendet, të cilat kanë kontribuuar më shumë në zhvillimin e kulturën tradicionale klasike evropiane. Nga ana tjetër, ky lum i madh kalon përmes Sllovakia, Serbisë, Bullgarisë etj., kurse Evropa Lindore mbeti zona më kureshtare dhe kolorite sa i përket kulturës. Unë kisha qëllim grumbullimin e kësaj shumëllojshmërie, duke bërë pyetje për identitetin. Mbaj mend bisedimet me bashkënxënësit e mi – dikur ishim adoleshentë, muzikantë të rinj dhe u edukuam me veprat e Bahut dhe të Mocartit. Nuk e njihnim mirë folklorin, por i bënim pyetje vetes çfarë është kjo fuqi, e cila të bën për të qarë, po të dëgjosh një këngë të kënduar me dy zëra nga rajoni i shopëve. Kjo ishte një prej pyetjeve, si dhe udhëtimi drejt vetvetes, kërkimi. Muzika interpretohet live nga unë, pianoja është në skenë. Do të interpretoj pjesa të mia, të cilat i krijojmë së bashku me koreografen. Kam përfshirë edhe pjesa prej kompozitorëve klasikë të Vjenës – Hajdn, Mocart. Gjithçka i është nënshtruar idesë për ta paraqitur këtë mozaikë të pasur kulturore. Në pjesët e improvizimit ka ritme bullgare dhe elemente nga folklori ballkanik. Ka elemente të fuqishme edhe nga xhazi, nga kompozitorët e shekullit të XX-të. Shpresoj se ky do të jetë një spektakël shumë interesant. Do ta paraqitim edhe para publikut belgjian në fund të shtatorit në kuadrin e “Festival de Valonia”.

Vetëm një orë para premierës bullgare të “Trajektoreve të dëshirës” do të paraqitet libri “Shija e Trupit Tuaj”. Autorja është Milla Iskrenova, e cila përveç se është koreografja e baletit “Arabesk” është gjithashtu kritike, publiciste, një krijuese e guximshme.

“Bukuria më motivon – jo vetëm ajo fizike, por edhe ajo shpirtërore. Mungesa e bukurisë lind vepra të trishtuara...”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна