Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Fillon fushata në mbështetje të sagës vizatimore fantasy “Molla e artë” për ngjarje kulturore botërore

Nga data 16 nëntor 2015 trajleri i filmit të parë vizatimor fantasy, që prezanton mitet dhe legjendat bullgare, mund të shihet në rrjetin global. Në ditën e premierës së tij botërore starton fushata “Sfida kombëtare Një milion: Ta bëjmë serialin bullgar “Molla e artë” ngjarje botërore”. Synimi i fushatës është të informojë bullgarët në vend dhe jashtë shtetit, se trajleri i episodit të parë të serialit të ardhshëm tashmë është në You Tube, t’i motivojë ta shohin dhe të ndajnë me miq. Qëllimi është të arrihen 1 000 000  shikime, të cilat ta kthejnë në ngjarje botërore. Mbështetja e auditorit botëror internet, e vërtetuar me një numër të tillë të madh të shikimeve të trajlerit, do t’u japë arsye autorëve të zhvillojnë bisedime me kompanitë e mëdha të filmave vizatimorë dhe me distributorët dhe t’i bindin të investojnë në realizimin e tërë projektit të tyre.

Снимка“Molla e artë” nuk është e destinuar vetëm për dëfrim, por ka edhe qëllim edukues. Autorët shpresojnë të paraqesin folklorin amtar në mënyrë moderne, atraktive dhe të kuptueshme kështu që të tërhiqet  vëmendja e auditorit të ri dhe të huaj. Konsulenti i projektit vizatimor është docent dr. Vihra Baeva nga Instituti i Folkloristikës pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, që është garanci për autenticitetin  e motiveve të përdorura folklorike dhe të zakoneve dhe traditave të paraqitura.

Për të gjithë të angazhuarit me serialin, “Molla e artë” nuk është vetëm film vizatimor, por kauzë. Ekipi i animatorëve që punojnë online  në cloud studio “Dragua”përfshin 25 veta nga 6 shtete. Animatorët e rinj bullgarë kanë mbaruar universitete prestigjioze jashtë shtetit dhe marrin pjesë në projekte të kompanive të mëdha vizatimore nga Evropa dhe Amerika.

Qëllimi tjetër fisnik i projektit “Molla e artë” është të ndihmojë për kthimin e animatorëve të talentuar bullgarë në Bullgari. Suksesi i nismës mund të tërheqë investitorë, të vërë fillimin edhe të projekteve të tjera vizatimore dhe të angazhimeve afatgjata. Gjithashtu – të tërheqë animatorë të afirmuar të huaj në vendin tonë, të cilët tua transmetojnë eksperiencën e vetë kolegëve të tyre bullgarë.

Nga data 16 deri më 26 nëntor të gjithë ne mund të mbështetim “Mollën e artë”, duke shikuar dhe duke ndarë miq trajlerin e tij në You Tube. Le t’i tregojmë botës dragonjtë tanë, personazhet dhe shtojzovallet tona. Le ta bëjmë bashkërisht “Mollën e artë” një ngjarje botërore për të realizuar këtë projekt bullgar të rëndësi shoqërore.

Radioja Kombëtare Bullgare është partnere mediatike e projektit.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Горещи теми

Войната в Украйна