Kryeministri bullgar Bojko Borisov është në Berlin, për të marrë pjesë si mysafir nderi në mbledhjen e Grupit të Bashkimit Kristiansocial (CSU) në Bundestag. Theksat e bisedimeve do të jenë marrëdhëniet ndërmjet Bullgarisë dhe Gjermanisë dhe çështjet e lidhura me politikat e përbashkëta evropiane dhe përbërjen e re të institucioneve evropiane.
Mysafirë nderi të mbledhjes së grupit të CSU-së deri tani kanë qenë Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, ish Kryeministri i Britanisë së madhe David Cameron dhe kryeministrat e Republikës së Irlandës Leo Varadkar dhe të Hungarisë Viktor Orban.