Kryeministri Bojko Borisov ripohoi në Berlin angazhimin e Bullgarisë ndaj integrimit evropian të shteteve nga Ballkani Perëndimor. Në një takim me Kryetarin e Grupit të Bashkimit Kristian Social (CSU) në Bundestag Alexander Dobrindt Borisov deklaroi: “Unë ju propozoj që Ballkani Perëndimor dhe në përgjithësi Gadishulli Ballkanik të bëhet një prej viseve më tërheqëse të Evropës. Dobrindt e falënderoi Bullgarinë për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së dhe nënvizoi afërsinë në marrëdhëniet mes dy shteteve tona. Borisovi është mysafir nderi në mbledhjen e grupit parlamentar të Bashkimit Kristian Social – partneri bavarez i Bashkimit Kristian Demokratik të Kancelares Angela Merkel.