Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Ambasada e SHBA-së i përkrah përpjekjet e Bullgarisë për ta mbrojtur sovranitetin e vet

Снимка: BGNES

Në lidhje me pyetjen e Jurij Borisovit – sekretar i lëvizjes “Filorusët”, nga ana e organeve të rendit publik dhe me akuzat e ngritura për spiunim ndaj kryetarit të lëvizjes “Filorusët” Nikollaj Malinov, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës tek ne deklaroi se është në dijeni me hetimet e organeve bullgare të drejtësisë.

SHBA-ja i përkrah plotësisht përpjekjet e Bullgarisë ta mbrojë sovranitetin e saj nga ndikimet dashakeqe, thuhet gjithashtu në deklaratën e Ambasadës. Disa orë para shprehjes së opinionit të këtij institucioni, Prokurori i Përgjithshëm i Bullgarisë Sotir Cacarov njoftoi se Prokuroria po zhvillon hetim për krim kundër Republikës dhe për veprime të një shtetasi bullgar në favor të një shteti të huaj.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени