Ky ndryshim në urdhëresën e Ministrit të Shëndetësisë hyn në fuqi që nga 15 qershori, dita e hënë. Karantina mbetet për të gjithë që mbërrijnë në territorin e Republikës së Bullgarisë nga Mbretëria e Suedisë, Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Mbretëria e Belgjikës dhe Republika e Portugalisë, si dhe nga të gjitha vende të treta, me përjashtim të Republikës së Serbisë, Bosnjës e Hercegovinës dhe Malit të Zi.