Shkrimtari bullgar Georgi Gospodinov mori çmimin në festivalin "Ditët letrare Usedom", informon BNR "Horizonti". Forumi letrar mban emrin e ishullit gjerman Usedom, i vendosur në ujërat e Detit Baltik, i cili lidh kufijtë e Gjermanisë dhe Polonisë. Çmimi jepet në mbështetje të "dialogut evropian mbi historinë dhe të tashmen".
Sipas përfundimit të jurisë, Georgi Gospodinov është një zë i rëndësishëm dhe unik në letërsinë evropiane. "Puna e tij u referohet traditave më të mira të prozës së Evropës Qendrore me nevojën modeste për të zbuluar shtresat e përvojës njerëzore," shënohet në motivet për dekorimin e një prej autorëve bullgarë më të lexuar.
Vepra të Georgi Gospodinovit janë përkthyer edhe në gjuhën shqipe.