Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Avokati i popullit i Bullgarisë nis një fushatë në mbështetje të shëndetit mendor të fëmijëve

Снимка: ombudsman.bg

Çdo ditë avokati i popullit merr sinjale nga prindërit, organizatat prindërore dhe psikologët e fëmijëve, të cilët paralajmërojnë për simptoma të ankthit tek adoleshentët si rrjedhoje e mbylljes gjatë pandemisë. Sipas të dhënave të sektorit joqeveritar, për shkak të kontakteve të kufizuara sociale, nxënësit e anketuar përjetuan ndjenja të vetmisë, pasigurisë, nervozizmit, ankthit. Më se 35 për qind e prindërve vlerësojnë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre si i keqësuar. 60 për qind e mësuesve thanë se angazhimet e tyre u rritën ndjeshëm gjatë mësimit në distancë dhe 44 për qind prej tyre janë me shëndet të përkeqësuar mendor. Për të ndihmuar fëmijët dhe prindërit për të përballuar pasojat e izolimit të shkaktuar nga pandemia, avokatja kombëtare e popullit Diana Kovaçeva shpalli një iniciativë me moton “Vera blu”. Në kuadrin e një jave – nga 14 deri më 18 qershor psikologë dhe ekspertë do të konsultojnë të gjithë të interesuarit. Programi përfshin 12 qytete të vendit. Partnerë janë avokatët lokalë të popullit, organizata joqeveritare dhe Kryqi i Kuq i Bullgarisë.

Përpilues: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени