Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Kryeministri Stefan Janev shqyrtoi perspektivën evropiane të Shqipërisë me Edi Ramën

Dy kryeministrat Edi Rama dhe Stefan Janev
Снимка: Këshilli i Ministrave

Kryeministri Stefan Janev u takua me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, i cili është për vizitë në Bullgari më 8 dhe 9 qershor. Të dy kryeministrat diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, çështjet aktuale në agjendën evropiane dhe rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, informoi Këshilli i Ministrave të Republikës së Bullgarisë.

Gjatë bisedës Kryeministri bullgar theksoi mbështetjen e vazhdueshme dhe aktive të Bullgarisë për perspektivën evropiane të Shqipërisë. Kryeministri bullgar përshëndeti vendosmërinë e Shqipërisë për të përparuar në programin e reformave të BE dhe për të arritur rezultate pozitive në fushat kryesore në këtë drejtim.

Një theks tjetër në bisedë u vu në marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe miqësore midis Bullgarisë dhe Shqipërisë. Mundësi për bashkëpunim të mëtejshëm me interes të përbashkët ka në një numër sektorësh, si ekonomia, bujqësia, minierat, energjia dhe teknologjitë e larta. Ekziston gjithashtu një potencial për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushën e transportit dhe komunikacioneve përmes zhvillimit të Korridorit №8, në fushën e arsimit, kulturës dhe shkencës, sigurimeve shoqërore. Në sfondin e partneritetit të aktivizuar midis dy vendeve tona gjatë viteve të fundit me qëllim zhvillimin e bashkëpunimit sektorial priten rezultate edhe më konkrete në të ardhmen.

U diskutua gjithashtu roli i konsiderueshëm i pakicës kombëtare bullgare në Shqipëri si një "urë e miqësisë" midis dy vendeve. Theksi u vu edhe në marrëdhëniet në sektorin e turizmit. Pas bisedës ballë për ballë midis Kryeministrit bullgar Stefan Janev dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, u mbajt një seancë plenare e dy delegacioneve.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна