Eмисия новини
от 07.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Bullgaria pret hapa konkretë nga Republika e Maqedonisë së Veriut

Bujar Osmani dhe Svetllan Stoev
Снимка: mfa.bg

Në forumin përfundimtar në Antalia, në kuadër të presidencës së rotacionit të Turqisë të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), Ministri i Punëve të Jashtme Svetllan Stoev u takua sot me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani. Të dy ministrat diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe perspektivën evropiane të Maqedonisë. Svetllan Stoev siguroi se nuk ka asnjë vend më të interesuar sesa Bullgariь që fqinji ynë jugperëndimor për t'u bërë anëtar i BE. Vendi ynë është i hapur për dialog dhe vazhdon të punojë në mënyrë aktive për të rivendosur besimin në marrëdhënie.

Bullgaria pret hapa konkretë nga Maqedonia e Veriut në zbatimin marrëveshjeve të arritura midis dy shteteve, theksoi Svetllan Stoev dhe shtoi se rruga pragmatike është fituese për të dy palët.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна