Eмисия новини
от 06.00 часа
Българско национално радио © 2021 Всички права са запазени

Festivali si një përjetim emocionues dhe profesional

Përfundoi Festivali i Gjashtë Ndërkombëtar për marimba dhe perkusion në qytetin Pleven

Автор:

Festivali Ndërkombëtar për marimba dhe instrumente me goditje është mes ngjarjeve më të pritura në kalendarin kulturor të qytetit Pleven. Zhvillohen një vit po dhe një jo dhe është i vetmi për nga lloji i vet tek ne dhe në Ballkan, sipas fjalëve të organizatorëve të tij Avgustina dhe Simeon Serafimovi

Në kuadrin e rreth një jave pjesëmarrësit marrin mësime individuale, merren aktivisht me body percussion. Lektorët, të cilët janë dhe ekzekutues të shkëlqyer, japin koncerte. Prania deri tek koncertet është e lirë për banuesit dhe miqtë e qytetit . Drejtoreshë artistike e festivalit është Vasilena Serafimova

Vasilena Serafimova

Perkusionistja jonë e parë me çmimin e dytë në konkursin ndërkombëtar ARD në Mynih dhe me çmim të parë nga Konkursi Ndërkombëtar për marimba në Shtutgart, doemos ajo ka fituar dhe akoma një sërë dekoratash të tjera prestigjioze. Vasilena prej viteve jeton në Paris, ka një karrierë aktive të koncerteve dhe të mësimdhënies, drejton klasa të mjeshtërisë në disa kontinente. Më të rëndësishmen nga edicioni i gjashtë i festivalit ndërkombëtar, Vasileva e përgjithësoi kështu:

Till Lingenberg, Vasilena Serafimova, Marianna Bednarska dhe Jean-Baptiste Leclѐre

“Sivjet me ne qe trioja SR9 nga Franca - muzikantë inovativ, të cilët prezantojnë transkriptime origjinale të veprave klasike, ata formojnë në skenë një teatër të vërtetë muzikor. Si dhe në edicionin e mëparshëm, ata shkaktuan një shpërthim duartrokitjesh, mbajtën leksione interesante.  Jean-Baptiste Leclѐre, perkusionist i parë i Operës së Parisit, vjen në festival katër edicione radhazi. Ai është miku ynë besim, bashkë me të jemi drejtorë artistikë të Paris Percussion Group. Pjesëmarrësit punuan dhe me Marianna Bednarska. Ajo është nga Polonia, jeton në Zvicër, tepër atraktive si interpretuese, e cila sapo ka fituar çmimin e dytë të Konkursit Ndërkombëtar të Gjenevës. Një zbulim për vet mua është Till Lingenberg nga Zvicra, me çmim të tretë në të njëjtin konkurs. Vështrimi i tij ndaj perkusioneve është kolorit, ai prezantoi pjesa moderne. Unë po kështu jap mësime. Gëzohem se, pavarësisht nga pasiguria dhe ndryshimet e vazhdueshme në këtë vit specifik, patëm sukses. Për shkak të  ndalimeve rreth koronavirusit  në momentin e fundit hoqën dorë pjesëmarrësit nga Brazili, Bolivia, Greqia, Italia, Kanadaja, duke mbetur vetëm përfaqësues të Francës, Zvicrës dhe Bullgarisë. Jam shumë e lumtur se, pavarësisht nga problemet e shumta të të gjitha llojeve çdo gjë kaloi me sukses, fëmijët mësuan shumë. Kishte ditë me nga katër mësime, punuan në mënyrë intensive, morën një informacion mjaft të madh, të cilin tani do ta rimendojnë.

Till Lingenberg dhe Nikollai Ivanov

Provat dhe mësimet u zhvilluan në Qendrën për Punë me Fëmijët, të vendosur në Kopshtin e bukur të Qytetit, në disa metra nga shatërvanët e ujit dhe ujëvara e famshme e qytetit Pleven. Kurse skena e hapur për koncerte ishte në parkun e bukur të Muzeut Historik Regjional.  “Qyteti është i bukur, patëm kushte shumë të mira për punë”- thotë Till Lingenberg dhe vazhdon:

“Për herë të parë jap mësim në këtë mënyrë dhe kam përshtypje të shkëlqyera nga ekzekutuesit e rinj. Nuk prisja një nivel kaq të lartë të muzikalitetit, ata jo vetëm se ekzekutojnë shumë drejt notat, por kanë dhe një arsim shumë serioz muzikor, i cili ndihet menjëherë gjatë punës. Nuk kam ardhur deri tani në Bullgari, por shpresoj që ta bëj përsëri”.

“Në fakt, unë jam për herë të dytë në Bullgari, herën e parë mora pjesë në Konkursin Ndërkombëtar për Perkusione në qytetin Plovdiv - tregon Mariana Bednarska. Ishte konkursi i parë ndërkombëtar në biografin time dhe më ndikoi me të vërtetë mbi karrierën time artistike. Ky nuk ishte vetëm një udhëtim të perkusioneve, por dhe një udhëtim njerëzor. Prandaj jam shumë e lumtur që të kthehem këtu si pedagoge dhe të marr pjesë në këtë ngjarje mbresëlënëse. Me të vërtetë jam e mahnitur nga nxënësit dhe studentët bullgarë. Ata janë në një nivel shumë të mirë, ekzekutojnë me gjithë zemër, japin me të vërtetë më të mirën nga vetja e vet - muzikantë të shkëlqyer, por dhe njerëz të shkëlqyer, të cilët me një gatishmëri dëgjojnë këshillat. Mendoj se në këtë moment është koha e artë për perkusionet - repertori po shtohet, kaq artistë të rinj duan që të krijojnë diçka të re. Prandaj gëzohem se pjesëmarrësit në Pleven punuan me kaq përkushtim të madh”. 

Jean-Baptiste Leclѐre

Në mbrëmjen e fundit nxënës dhe studentë ekzekutuan në formacione të ndryshme, që të tregojnë se çfarë kanë mësuar në orët e muzikës së dhomës, të drejtuara nga Jean-Baptiste Leclѐre. Tingëlluan krijime të disa epokave, të aranzhuar për marimba dhe instrumente të tjera me goditje. Qe prezantuar dhe një bodi percussion pjesë, e krijuar posaçërisht për këtë koncert me të vërtetë të shquar, kurse instrumentistët e rinj duket se ishin me të vërtetë të tërhequr dhe të motivuar të krijojnë bashkë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Новините на БНР - вече и в Instagram. Акцентите от деня са в нашата Фейсбук страница. За да проследявате всичко най-важно, присъединете се към групите за новини – БНР Новини, БНР Култура, БНР Спорт, БНР Здраве, БНР Бизнес и финанси.