Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ansambli “Aksent”-25 vjet në botën e instrumenteve të perkusionit

Foto: arkiv personal
“Një nga emblemat kulturore të qytetit Pleven”-kështu e quajnë ansamblin e perkusioneve. Në mënyrë fare të merituar, kuptohet. Interpretuesit e rinj vazhdimisht janë të angazhuar në projekte profesionale muzikore dhe skenike, koncerte, konkurse. Fillimi është vënë nga Simeon Serafimov, atëherë pedagog i ri në instrumentet e baterisë në shkollën Kombëtare për arte “Panajot Pipkov”. Kurse frymëzimi vjen nga profesori Dobri Paliev - pedagogu i tij dhe idhull, krijues i “Poliritmikës” - ansambli i perkusioneve të studentëve në Akademinë Kombëtare Muzikore, në të cilin Simeon ka marrë pjesë për një periudhë të shkurtër kohe.

Ideja ime qe të krijoj në qytetin tim të lindjes një ansambël të ngjashëm me nxënësit më të mirë, kurse këtu ata janë shumë-tregon zoti Serafimov.Që të gjithë, të cilët kanë kaluar përmes “Aksent” kanë një realizim shumë të mirë, pjesa më e madhe prej tyre janë jashtë shtetit, mjerisht. Por, prandaj ata e popullarizojnë kulturën tonë kudo në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara. Mbajmë lidhje ,  prej tyre mësoj novitetet në fushën e instrumenteve të baterisë, mundohem të jem afër tyre dhe ti përkrahë. Mes tyre janë Orlin Gergov-pedagog në Madrid, Svetosllav Stojanov-në universitetin në Majami-Shtetet e Bashkuara, vajza tonë Vasilena e cila 14 vjet jeton në Paris, jep mësim aty dhe në Lozanë, Kirill Angjellov –në Shtetet e Bashkuara, Vlladimir Petrov-i cili u bie timpaneve në “Brukner orkestër”-Austri, janë të shumtë.

...Me “Aksent” kemi fituar dekorata të shumta në konkurse ndërkombëtare , kemi ekzekutuar në një sërë festivalesh prestigjioze tek ne dhe nëpër botë. Italia, Greqia, Franca, Hungaria janë vetëm një pjesë nga vendet, në të cilat kemi zhvilluar koncerte. Ansambli ja dedikon zhvillimin e vet, bashkëshortes time Avgustina Serafimova, e cila prej viteve bën të gjitha aranzhimet, ne së bashku jemi drejtuesit e këtij ansambli.

Avgustina ka përfunduar fakultetin për teori dhe kompozim të Akademisë Kombëtare Muzikore dhe vite me radhë jepte mësim në Shkollën Kombëtare të Arteve “Panajot Pipkov” disiplina teorike, ajo është muzikolog në filarmoninë e qytetit Pleven, merr pjesë aktive në organizimin e pothuajse të gjitha ngjarjeve muzikore në qytet.Mbase dashuria ndaj instrumenteve të baterisë filloj akoma në Shkollën Muzikore në Sofje, të cilën e kam përfunduar, aty bashkënxënës të mi qenë Antonin Bzheçka, Boris Dinev, Iskra Palieva,. Kam ekzekutuar me ta akoma që atëherë-tregon ajo. Kam marrë pjesë në disa nga provat e para të “Poliritmijës”, të cilat zhvilloheshin në bodrumin e shkollës muzikore në Sofje, fillimisht me dirigjentin Dimitër Manollov, pas kësaj me Emill Tabakovin. I pëlqej shumë instrumentet e baterisë, ato janë shumë atraktive, mbase sepse në pjesën më të madhe të rasteve tingëllojnë si një ansambël dhe i bëjnë përshtypje publikut. Pasi përfunduam Akademinë Kombëtare Muzikore dhe erdhëm në qytetin Pleven, lindën vajzat tona dhe unë ju a përkushtova kohën time atyre. Kur fëmijët u rritën pak, filluan të ekzekutojnë në instrumentet e baterisë dhe në mënyrë fare të natyrshme e gjithë familja u përfshi në punën e ansamblit. Ajo e cila më drejton gjatë zgjedhjes së repertorit është fillimisht të “dëgjoj” pijes për nga ana e timbrit, të mund të llogaris nëse ajo mund të “vihet” në bateri dhe çfarë tingëllimi mund të arrihet. Në shkollën e krijuar nga Dobri Palevi, muzika bullgare është e përfshirë gjerësisht, fëmijët ekzekutojnë me lehtësi dimensionet e pabarabarta, nuk është e vështirë të përshtaten pijesa nga kompozitorët tanë.

Kabineti në të cilin zoti Serafimov zhvillon mësimet e tij, si dhe provat e ansamblit të nxënësve është plotë dritë, komod dhe i përmbushur me instrumente të shumta.

Instrumentet tona janë me të vërtetë profesionale, që të gjitha janë prej firmave të njohura-sqaron ai. Avgustina përgatiti projekte dhe fituam para për to rreth botimit të dytë dhe të tretë të “Festivalit për marimba dhe instrumente të baterisë”, të cilin e organizojmë në çdo 2 vjet në qytetin Pleven. Në shkollën tonë disponojmë me çdo gjë, e cila është e domosdoshme dhe me shumë guxim mund të them se baza më e mirë materiale është këtu.

Jubileun e vet çerekshekullor “Aksent” e shënoi me koncert gjatë pranverës. Përpara qëndron një program serioz, të cilin muzikantët e rinj do ta prezantojnë në sallën “Bëllgarija” gjatë vjeshtës.

Foto: arkiv personal

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD

"Ditët e anasonit" me B.T.R.

Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..

botuar më 24-11-19 8.45.PD