Mjekët dhe pacientët nga spitali i urgjencës Pirogov protestuan në mbështetje të drejtorit të shkarkuar, prof. Asen Balltov. Ata bllokuan një bulevard në Sofje dhe kërkuan dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë Stojço Kcarov. Mjekët bënë thirrje për krijimin e një "rruge klinike" për të trajtuar ndërlikimet post kovid.
Para programit të BNR “Horizont,” Doc. Atanas Mangërov, kreu i klinikës për Covid-19 në Spitalin e Sëmundjeve Infektive në Sofje, komentoi se për 20 vjet sistemi i të ashtuquajturave "shtigje klinike" i përdorur për të paguar spitalet është formuar në një mënyrë të tillë që të mos ketë asnjë lidhje midis punës së mjekëve dhe pagesës për trajtim. Një nga autorët e këtij sistemi është Ministri aktual Stojço Kacarov, theksoi Mangërov.
Në të njëjtën kohë, organizatat e pacientëve "Së bashku me ty" njoftuan se nuk i mbështesin protestat e mjekëve nga "Pirogov". Në një deklaratë për mediat, organizatat tregojnë se kur ka shkelje të dokumentuara për mbi 1 milion leva (500 000 euro) pas një inspektimi nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, është e natyrshme që drejtori ekzekutiv i spitalit të ndërrohet.