Eмисия новини
от 12.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Festa e kripës pranë Liqenit Atanasovsko

Снимка: arkiv

Liqeni Atanasovsko shënon vjetorin e 41 nga krijimi me Festivalin e Kripës, i cili popullarizon produktet natyrore nga laguna e kripur dhe liqeni. Miqtë e Panairit do të njihen me llojet e ndryshme të kripës së Detit të Zi dhe me rrugën e saj deri në trapezën tonë. Do të prezantohen edhe produkte kozmetike me lym dhe baltë nga Deti i Zi etj. Adhuruesit e kuzhinës shtëpiake do të shikojnë se si bëhet turshi vetëm me kripë dhe perime. Për fëmijët parashikohen aktivitete që lidhen me studimin e kripësisë së ujit, vëzhgimin e kristaleve të kripës dhe gaforres së kripës.

Një punishte artistike do të prezantojë teknika për pikturimin me kripë.

Edhe këtë vit, Treni i Kripës do të transportojë vizitorët falas nga pishinat me lym dhe baltë në Muzeun e Liqenit Atanasovsko, kripës dhe zogjve “simBiotike”.

Redaktore: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна