Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rezervati “Liqeni Atanasovsko” pranë qytetit Burgas

Në rezervatin “Liqeni Atanasovsko” hasen 70 % prej llojeve zogjsh më karakteristikë për Bullgarinë.
Foto: wikipedia.org
Liqeni super i kripur i gjatë 9 kilometra Atanasovsko është vetëm në 9 kilometra nga qyteti Burgas, i cili gjendet në bregdetin Jugor bullgar. Pasuria më e madhe e liqenit janë shpendët. 70% nga të gjitha llojet karakteristike për Bullgarinë takohen në këtë sipërfaqe relativisht të vogël. 12 nga këto shpendë janë të rrezikuar nga zhdukja në plan botëror. Përveç shpendëve, këtu ka dhe mbi 230 lloje bimë të larta dhe sisorë të rrallë. Prej 30 vjetëve territori i liqenit Atanasovsko është shpallur dhe administrohet si rezervat.

Në fillim të shtatorit të këtij viti në vazhdim të 10 ditëve qindra miq të natyrës vullnetarisht punuan këtu. Ata krijuan 4 fole të reja për shpendët kapëse të peshkut, spastruan nga bimët dhe kallamet digat në vendin e mbrojtur “Poda” dhe festuan jubileun e rezervatit. Mes tyre qe Mariana Vëllçeva nga qyteti Burgas.

“Dhe në vitin e larmisë biologjike, për të cilin është shpallur viti 2010, ne po e mirëmbajmë rezervatin Liqeni Atanasovsko si një vend mjaft të vlefshëm natyror në afërsi me qytetin tonë të madh detar Burgas. Në lidhje me përvjetorin e 30 nga krijimi, 3 organizata i bashkuan përpjekjet e veta që tu propozojmë banuesve të qytetit Burgas dhe të gjithë miqve të tij një festë më jo tradicionale. Në këtë mënyrë donim ta kthenim vëmendjen e të gjithëve jo vetëm drejt shpendëve, por dhe drejt resurseve të tjera natyrore të rezervatit. Këto janë balta shëruese, luga dhe kripa. Kishte dhe shumë momente zbavitëse në festën tonë. Me trupat e veta gjithë baltë, një pjesë nga pjesëmarrësit formuan figurën e një pelikani kokë dredhur, i cili është dhe stema e rezervatit “Liqeni Atanasovsko”. Liqeni Atanasovsko është liqeni më i pasur me shpend në Bullgari dhe një nga pak të tillët në Evropë.”

“E mira është se kjo është një nga territoret e pakta të mbrojtura tek ne, i cili ka plan për drejtim dhe ai realizohet, vazhdon Mariana Vëllçeva. Në të janë parashtruar veprimtari të ndryshme, të cilat kanë për qëllim përmirësimin e gjendjes së vetë liqenit dhe mbrojtjen e të gjithë shpendëve, të cilët popullojnë zemrën e vet rezervatit. një nga rreziqet për to janë grabitqarët dhe mjerisht, ne-njerëzit. Liqeni Atanasovsko është shumë i cekët. thellësia e tij më e madhe është në 30 centimetra dhe në këtë mënyrë bëhet e pranueshme shumë lehtë. Vendet e shpendëve të cilët bëjnë fole mbi tokë më shpesh bëhen viktimë të grabitqarëve dhe ata nuk mund të rrisin të vegjlit e vet. Prandaj çdo vit në kuadrin e rragatave mbrojtëse të natyrës ne ndërtojmë platforma të reja për të bërë fole për shpendët dhe ishuj artificial. Cili është rezultati nga përpjekjet tona? Gjatë këtij viti, vetëm në një mbi ishujt e ndërtuar artificial 300 shpend kapëse të peshkut mundën të risin të vegjlit e vet. Që këtu kalon dhe rruga e migracionit Via Pontika. Ajo është një pasuri për qytetin e Burgasit, sepse njerëzit, të cilët jetojnë këtu, mund të vërejnë këtë pamje të jashtëzakonshme të shpendëve fluturues njeri pas tjetrit.”

© Foto: BGNES


Kjo ndodh në fund të gushtit dhe në fillim të shtatorit. Atëherë fillon migracioni i vjeshtës i shpendëve nga veriu në jug. Gjatë kësaj kohe mbrojtësit e natyrës realizojnë një monitorin të përditshëm dhe deri tani kanë llogaritur se mbi 20 000 lejlekë të bardhë kanë fluturuar mbi rezervat. Tanimë ka filluar dhe migracioni i disa shpendëve grabitqar, të cilët popullojnë vendin tonë dhe janë lloje të mbrojtura. Në liqenin Atanasovsko vijnë për të kaluar dimrin shumë shpendë, të cilët popullojnë vende të cilat gjenden në veri nga Bullgaria. Këtu gjatë muajve të ftohtë gjenden vendet e përshtatshme për jetesë dhe mjaft ushqim. Për këtë shkak, shoqëria Bullgare për mbrojtjen e shpendëve realizon çdo vit dhe një numërim dimëror. Shoqëria është një nga organizatat jo të pakta jo qeveritare me një përbërje serioze dhe struktura në vend. Ajo është e krijuar gjatë qershorit të vitit 1988 dhe gjatë të gjitha këtyre viteve punon jo vetëm për ruajtjen e shpendëve, por dhe për ruajtjen e natyrës në Bullgari si tërësi.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Cvetanka Najdenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit përcolli një vit të suksesshëm

Një vit i mbarë për Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, në të cilin gjithçka u zhvillua ashtu siç duhej – kështu e përmblodhi vitin 2024 drejtuesja e saj, Rajna Manxhukova. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, ajo shprehu kënaqësinë për..

botuar më 24-12-29 9.10.PD

Bashkia e kryeqytetit rinovoi një nënkalim me riprodhime dhe mesazhe për kauza sociale

Nënkalimi i Urës së Shqiponjave që lidh rrugën lokale e bulevardit "Carigradsko shose" me Parkun “Kopshti i Borisit” , u transformua plotësisht dhe u kthye në një hapësirë ​​moderne, të ndritshme dhe frymëzuese me riprodhime të pikturave të Sofjes..

botuar më 24-12-29 7.45.PD

E majta europiane dëshiron të jetë sërish ndër më të fortët e ditës

Kryetarja e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Iratxe García Pérez, mori pjesë në një Samit me gazetarët e rrjetit kryesor evropian të radios "Euranet Plus", gjatë të cilit ajo sqaroi qëndrimin e grupit të saj për një sërë çështjesh...

botuar më 24-12-28 5.05.MD