Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Kornelija Ninova: E majta do të përpiqet të krijojë një kabinet

Kornelija Ninova
Снимка: BGNES

BSP do të përpiqet të krijojë një qeveri, tha udhëheqësja e majtë Kornelija Ninova për BNT minuta para se të merrte mandatin e tretë hetimor nga presidenti. “Do të fillojmë me dokumentin politik, sepse duhet të ketë marrëveshje për atë që do të bëhet, dhe pastaj do të bisedojmë për ministrat dhe kryeministrin”, tha ajo. Ideja është, para së gjithash, të zhvillohen bisedime veçmas me palët, të cilat do të përfundojnë me një takim katërpalësh në prani të udhëheqësve të tyre. Kornelija Ninova tha gjithashtu se e majta do të përpiqet të gjejë gjuhën e përbashkët dhe të zbusë dallimet që dolën në negociatat për formimin e një kabineti me mandatin e parë. Ajo vuri në dukje se pozicioni i Sllavi Trifonov është i rëndësishëm, sepse pa ITN nuk mund të ketë një qeveri të qëndrueshme.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени