Vreshtarë nga Montana, Lom, Vraca, Vidin bllokuan përkohësisht rrugën E-79. Protesta u organizua nga Shoqata Kombëtare e Vreshtarëve Bullgarë dhe përbën një vazhdim të aksionit të organizuar para disa ditësh në Bullgarinë Jugore. Pronarët janë të pakënaqur me konkurrencën e padrejtë dhe importin dëmtues të rrushit dhe verës së lirë, të subvencionuar.
Prodhuesit duan një përditësim urgjent të buxhetit të shtetit me 30 milion euro dhe barazimin e ndihmës për industrinë me subvencionet për sektorin në BE. Sipas protestuesve, çmimi i rrushit nga 25-30 eurocent për kilogram është shumë i ulët sepse ai nuk mbulon kostot e prodhimit. Subvencioni bullgar është 13.5 euro për dynym vreshti, përderisa në BE është nga 200 deri në 500 euro.