Eмисия новини
от 21.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Në Bullgari do të vendoset një dozë e tretë e vaksinave kundër Covid-19

Prof. Iva Hristova
Снимка: BGNES

Një dozë e tretë shtesë kundër Covid-19, e cila do të forcojë dy të parat, do të vendoset së shpejti në Bullgari, tha drejtoresha e Qendrës për Sëmundjet Infektive dhe Parazitare Prof. Iva Hristova për bTV.

Doza e tretë do të rekomandohet për grupe të caktuara të rrezikuara, tha Hristova, duke shtuar se kjo dozë jepet 8 muaj pas së dytës dhe është për ta forcuar imunitetin. Ajo do të rekomandohet për njerëzit me deficitë imuniteti, për të sëmurët nga kanceri, si dhe për të rriturit mbi 65 vjeç.

Hristova shtoi se fëmijët nuk infektojnë, por infektohen, dhe shpjegoi se një mësues mund ta transmetojë koronavirusin në një klasë të tërë. Kjo është arsyeja se pse është e rëndësishme që të rriturit të imunizohen, shpjegoi profesoresha.

БНР подкасти:

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна