Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut vajtojnë së bashku

Një stuhi zjarri mori jetën e nëntë shtetasve bullgarë, disa orë më vonë në Autostradën “Struma” 46 qytetarë të RS të Maqedonisë humbën jetën

Автор:
Снимка: BGNES

Sot popujt e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut përkulin kokën në kujtim të 55 njerëzve të bllokuara në kurthin e flakës. Për më pak se 24 orë dy tragjedi të tmerrshme tronditën gjithë shoqërinë tonë. E para më 22 nëntorin në mbrëmje, mori jetën e 9 të moshuarve të vetmuar të pambrojtur në Shtëpinë e Pleqve në fshatin Rojak, të rajonit të qytetit Varna. E dyta, pak pas orës 2 të natës së 22 nëntorit duke u gdhirë 23 nëntor. 46 shtetas maqedonas tekstualisht u dogjën në një aksident të rëndë autobusi në Autostradën “Struma”. Të dy zjarret shpërthyen për pak minuta duke mos lënë mundësi që viktimat të reagojnë. Zjarri i parë ndoshta është shkaktuar nga një qark i shkurtër, ndërsa për të dytin ende po kërkohen arsyet. Fqini ynë jugperëndimor që nga dje shpalli tri ditë zie kombëtare për shkak të jetëve të humbura njerëzore, mes të cilëve mbi dhjetë fëmijë. Sot edhe në Bullgari është ditë zie kombëtare dhe vendi pikëllon duke kërkuar shkaqet.

Lajmi për tragjedinë në autostradë shkaktoi një valë dhembje në vendin tonë. Informacioni për incidentin e rëndë u përhap vetëtimthi nëpër rrjetet sociale, ku personalitete të njohura publike bënë thirrje për përulësi dhe ndjeshmëri për të afërmit e të vdekurve:

“Të gjithë të afërmve, miqve dhe kolegëve të mi të shumtë nga Maqedonia e Veriut u shpreh ngushëllimet e mia për humbjen e rëndë të jetëve në incidentin tragjik gjatë natës në vendin tonë”, shkroi në faqen e tij në Facebook, gazetari Kostadin Filipov, korrespondent shumëvjeçar i Radios Kombëtare Bullgare dhe Televizionit Kombëtar Bullgar në Shkup.

Në Ambasadën e RS të Maqedonisë, dhjetëra qytetarë vendosën lule, dhe nënat lanë lodra prej pelushi në kujtim të fëmijëve të vdekur: “Nuk ka asnjë mënyrë për të qëndruar i paanshëm! – tha Geri Turijska para kamerës së televizionit bTV dhe shtoi - Shpresoj se ky të jetë një shembull se ne në Ballkan jemi një popull dhe nuk ka rëndësi se cilët janë flamujt tanë!”

Aktualisht, autoritetet hetimore në Bullgari po bëjnë gjithçka për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Do të caktohen ekspertiza përkatëse të cilat të monitorojnë lëvizjen e autobusit. Fatkeqësisht, nuk është e mundur të përcaktohet shpejtësia me të cilën lëvizte automjeti:

“Tahografi është i djegur plotësisht, trupat janë shumë të karbonizuar, që do të thotë se shoferi edhe nëse ka pasur atak në zemër - nuk mund ta kuptojmë, sepse autopsia nuk mund të bëhet” – tha para Bulgaria ON AIR kryetari i Bashkimit Bullgar të Shoferëve (BOSH) Hristo Radkov.

Po punohet mbi dy versione kryesore – dëmtim të autobusit dhe gabim të shoferit. Ka një të tretë pikërisht se seksioni i rrugës i mashtron shoferët dhe në mungesë të ndriçimit ata mund të humbasin orientimin, pasi parmaku i djathtë bënë një kënd më të madh se vetë kthesa. Para Radios Kombëtare Bullgare Diana Rusinova nga Qendra Evropiane për Politikat e Transportit theksoi, se në këtë seksion të rrugës i mungojnë shenjat rrugore, sistemet kufizuese dhe shenjat e tjera informuese:

“Një shofer që udhëton për një kohë të gjatë me shikueshmëri të reduktuar dhe vazhdimisht vështron rrugën, kur është i lodhur nga ngasja e zgjatur, në mënyrë të pashmangshme do të bëjë një gabim, siç ndoshta ka ndodhur. Mungesa e kontrollit mund të jetë gjithashtu një nga arsyet sepse sipas legjislacionit evropian, automjetet me tahograf duhet të pushojnë çdo tri orë pas mesnate.”

Nga ana e tij, ish hetuesi në Shërbimin Hetimor Kombëtar, Georgi Iliev, komentoi për Televizionin Kombëtar Bullgar se “detyra kryesore e hetuesve është të vërtetojnë nëse zjarri u shpërthye para apo pas përplasjes dhe çfarë ka djegur kaq shumë. Për të pasur një shpërthim do të thotë që ka një akumulim të avullit të ndonjë lënde të avullueshme të ndezshme në vetë autobusin”, shpjegoi eksperti.

Për sa i përket zjarrit në shtëpinë e të moshuarve, versioni kryesor i shfaqjes së tij është një mosfunksionim në instalimin elektrik. Zjarri është përhar në katin e tretë të pallatit dhe sipas ekspertëve ndoshta ka filluar nga çatia. Pesë ekipe zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe dy mjekë vullnetarë ekzaminuan të mbijetuarit, të cilët ishin akomoduar në një hotel komunal. Për ta kujdeset stafi i shtëpisë, janë të siguruar ushqim dhe medikamente.

Të dyja tragjeditë shkaktuan një reagim të gjerë jashtë vendit. Institucionet evropiane e caktuan katastrofën në Bullgari si më të rëndën në 10 vitet e fundit. Burra shteti dhe politikanë u shprehën ngushëllimet e tyre popujve të dy vendeve.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна