Kreu i partisë “Vëzrazhdane” dhe kryetar i grupit të deputetëve të partisë në Kuvendin Popullor, Kostadin Kostadinov, njoftoi se do të ketë një protestë të re, kësaj radhe – para Këshillit të Ministrave, nëse qeveria nuk merr vendim për të hequr certifikatat Covid. “Nëse dikush mendon se ne do të heqim dorë nga kjo luftë e jona, atëherë nuk më njeh as mua dhe as “Vëztazhdane”. Nëse qeveria refuzon të respektojë këtë kërkesë, do të ketë një protestë tjetër. Që këtej e tutje – në protestën e radhës, ju garantoj, do të hyjmë jo vetëm në Kuvendin Popullor, por edhe në Këshillin e Ministrave nëse do të jetë e nevojashme”, tha deputeti.
Më herët në parlament, reperi Hristo Petrov, i njohur si Ico Hazarta, deputet i “Po e vazhdojmë ndryshimin”, insistoi që kryeprokurori të kërkojë imunitetin e deputetëve të partisë “Vëzrazhdane” për nxitjen e trazirave.