Eмисия новини
от 12.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Ushtarakë bullgarë do të udhëheqin batalionin që po përgatitim për shkak të marrëdhënieve NATO-Rusi

Снимка: BGNES

Strategjia e Bullgarisë në krizën rreth Ukrainës, e miratuar në mbledhjen e kabinetit më 31 janar, do t’i drejtohet tërësisht ushtrisë bullgare dhe vendi ynë do të bëjë të gjitha përpjekjet për ta zgjidhur konfliktin në mënyrë paqësore. Këtë e tha Kryeministri Kirill Petkov pas mbledhjes. Ushtarakë bullgarë do të marrin komandën e batalionit, të cilin vendi po përgatit në mënyrë që të përfshihet në përpjekjet e përbashkëta të NATO-s në lidhje me marrëdhëniet e tensionuara me Rusinë për Ukrainën. Kryeministri e caktoi këtë vendim si një “qëndrim i ri”. Ai shtoi se “batalioni do të jetë nën komandën e ushtarakëve bullgarë. Që tani e tutje Bullgaria nuk duhet të jetë vetëm konsumatore e sigurisë. Ajo duhet të jetë një partner konstruktiv i NATO-së”, theksoi Kirill Petkov.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна