Eмисия новини
от 12.00 часа

Gjykata liroi para afatit australianin e dënuar për vrasje Jock Palfreeman

Снимка: arkiv

Australiani, i cili vuante dënim 20-vjeçar me burg për vrasjen me thikë të studentit Andrej Monov, ishte liruar para afatit me vendim të Gjykatës së Apelit të Sofjes.

Krimi ishte kryer në qendrën e Sofjes në natën e 28 dhjetorit 2007. Gjatë kohës së qëndrimit të tij në burg australiani krijoi një organizatë joqeveritare për reformimin e sistemit bullgar të burgjeve. Për shkak të kësaj veprimtarie të tij në vitin 2015 Palfreeman ishte nominuar nga Komiteti Bullgar i Helsinkit për “Njeriun e Vitit”, por nën presionin e publikut nominimi ishte tërhequr. Pasi ka vuajtur gjysmën e dënimit të tij, Palfreeman përdori mundësinë e parashikuar në legjislacionin bullgar dhe kërkoi lirim para afatit.


Новините на БНР - вече и в Instagram. Акцентите от деня са в нашата Фейсбук страница. За да проследявате всичко най-важно, присъединете се към групите за новини – БНР Новини, БНР Култура, БНР Спорт.
Още от