Presidenti i Shqipërisë dhe ai i Bullgarisë Ilir Meta dhe Rumen Radev biseduan në Jerusalem dhe ranë dakord se inkurajimi i projekteve për Korridorin Nr. 8 duhet të jenë në qendër të bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Meta e falënderoi Radevin për solidaritetin dhe bashkëpunimin e autoriteteve bullgare pas tërmetit tragjik në Shqipëri gjatë nëntorit të 2019-ës. Presidenti shqiptar falënderoi gjithashtu për përkrahjen e Sofjes ndaj integrimit evropian të Shqipërisë, duke shprehur bindje se vizita e ardhshme e Kreut të Shtetit bullgar në Tiranë do të ripohojë marrëdhëniet e shkëlqyeshme midis dy vendeve dhe dy popujve tanë. Meta dhe Radev janë në Jerusalem me rastin e Ditës së Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit.