Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Fëmijët nga diasporat bullgare mund të mësojnë në seminaret në Sofje dhe Plovdiv

Снимка: BGNES

Seminari Teologjik i Sofjes “Shën Joan Rillski” dhe Seminari Teologjik i qytetit Plovdiv “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” janë shkolla të mesme fetare, në të cilat krahas të rinjve nga e gjithë Bullgaria mësojnë dhe bullgarë etnikë nga Maqedonia, Moldavia, Ukraina dhe Shqipëria. Ideja që të pranohen seminaristë dhe fëmijë nga diasporat bullgare lindi kur peshkopi Sionij ishte rektor në periudhën e viteve 1996-2009.

“Kjo është koha kur ende isha nxënës në Seminarin Teologjik - tregon Arkimandrit Pahomij, rektor i shkollës  teologjike në qytetin Sofja dhe vazhdon: Akoma që atëherë kishte fëmijë nga diasporat bullgare, por më tepër ishin bullgarët besarabë nga Moldavia. Kështu që është një traditë e hershme që shkolla e mesme teologjike të arsimojë bullgarë nga skajet e ndryshme të botës. Për ne është një krenari t’u japim mundësi këtyre njerëzve të afrohen me traditat tona, të njihen me historinë, me popullin në një mënyre materiale dhe shpirtërore, duke mësuar në shkollën tonë.”

Arkimandrit Pahomij sqaron se Seminari has vështirësi në pranimin e kandidatëve nga diasporat bullgare. Akoma nuk ka metodikë, përmes së cilës të zhvillohen takime në shtetet përkatëse, që të mund të informohen nxënësit të cilët kanë dëshirë se çfarë do të mësojnë dhe se çfarë mundësi u jep shkolla teologjike të afrohen me atdheun, me gjuhën, me historinë dhe me botën e brendshme të popullit.  Deri në këtë moment fushata po realizohet nëpërmjet fëmijëve, të cilët kanë mësuar ose po mësojnë akoma në shkollën teologjike. Duke u kthyer nëpër shtëpitë e tyre, pas përfundimit të studimeve, ose gjatë periudhës së pushimeve të veta, ata mbajnë me vete materiale për arsimimin në Shkollën e Mesme Teologjike të Sofjes. Aktualisht në Bullgari ka një sistem të formuar për zhvillimin e fushatave të kandidat–studentëve ndër diasporat bullgare në vendet e ndryshme, por mjerisht për shkollën e mesme nuk ka të tilla.

Sivjet përfaqësues të Shkollës së Mesme Teologjike morën pjesë në një forum arsimor në qytetin e Korçës, i cili organizohet çdo vit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për tërheqjen e studentëve.


Përveç arsimit të përfunduar tetëvjeçar, kandidatët “duhet të kenë një qëndrim ndaj fesë, të jenë të pagëzuar si të krishterë, të kenë një mesatare mbi 4.50 - thotë Arkimandriti Pahomij. Ka dhe një provim pranimi, i cili është më tepër një bashkëbisedim, që të kuptojmë nëse fëmijët kanë dëshirë të mësojnë në një shkollë të tillë. Dhe kjo fare nuk është një rastësi. Shkolla jonë i ka veçoritë e veta, si frekuentimi i rregullt i shërbesave fetare, praktikë kishtare, banim në konvikt. Kjo kërkon që fëmijët të jenë të përgatitur dhe me të vërtetë të kenë dëshirë të mësojnë në një shkollë të tillë. Në qoftë se janë të detyruar nga prindërit ose nga të afërmit, ata vështirë mund t’i rezistojnë ritmit të jetës në Seminar.”

Arkimandriti Pahomij shton se çdo fëmijë i cili akoma nuk ka mbushur moshën madhore përjeton një moment të vështirë, kur ndahet nga familja si dhe nga mjedisi në të cilin është rritur. Dhe ky fakt është me një rëndësi të veçantë për fëmijët, të cilët vijnë nga më larg, sepse komunikimi me familjet e tyre është pak më i vështirë dhe mundësia të kthehen në shtëpi është më e kufizuar. Me kalimin e kohës seminaristët i evitojnë këto vështirësi në sajë të miqësive të cilat i krijojnë me fëmijët e tjerë si dhe të përkrahjes nga ana e pedagogëve. Gjatë viteve të kaluara në Seminarin e Teologjisë së Sofjes kanë mësuar më shumë fëmijë nga bashkësia e bullgarëve besarabë nga Moldavia, si dhe po kështu dhe nga diaspora bullgare në Shqipëri.

“Është bukur se një pjesë e madhe prej tyre mbeten në Bullgari dhe arrijnë të mbarojnë arsim të lartë – na tregon Arkimandriti Pahomij. -Shumë prej tyre zgjedhin rrugë të ndryshme profesionale. Për ne është me rëndësi t’u japim dituri për Zotin, besimin, gjuhën, kulturën dhe të marrin përkrahje. Po të kenë dëshirë gjatë pesë viteve në seminar ata do të arrijnë të adaptohen dhe të vendosen në atdhe. Një pjesë prej tyre nisen nga Bullgaria, por pasi kanë marrë një arsim të mirë këtu.”

Nxënësit  në Shkollën e Mesme Teologjike marrin bursa në bazë të kushteve të përgjithshme të rregulloreve për arsimin e mesëm. Ata janë bursistë të Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, paguhet fjetja dhe ushqimi, mbulohen dhe shpenzimet e tyre për transport kur udhëtojnë deri në shtëpitë e tyre. Diplomat të cilat i marrin pas përfundimit të shkollës njihen nga Ministria e Shkencës dhe Arsimi dhe u japin të drejtën për të aplikuar në të gjitha specialitetet e shkollave të lata në Bullgari dhe jashtë shtetit. Seminaristët të cilët kanë përfunduar me një mesatare shumë të mirë kanë të drejtë të vazhdojnë arsimin e vet në Fakultetin e Teologjisë në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski” pa provime pranimi.

Ju ofrojmë të dëgjoni se çfarë tha para mikrofonit të Radio Bullgarisë njeri prej seminaristëve nga diaspora bullgare në Shqipëri.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: sofia-seminaria.org dhe BGNES

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени