Me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë Kirill Ananiev që nga data 15 qershor të gjithë që mbërrijnë në Bullgari nga Suedia, Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut, Belgjika, Portugalia dhe Vendet e Ulëta, si dhe nga të gjitha vende të treta, me përjashtim të Serbisë, Bosnjës e Hercegovinës dhe Serbisë, vendosen në karantinë 14 ditore.
Me po këtë urdhër Ministri i Shëndetësisë u urdhëron inspektorateve regjionale të shëndetësisë që nga data 15 qershor të anulojnë vendimet e shpallura për karantinë për të mbërriturit në Bullgari nga Republika e Irlandës, Spanja, Malta dhe Italia në periudhën që nga 02 qershori deri në 14 qershor 2020.