Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Bullgaria mbrojti pozitën e saj mbi pranimin e Shkupit në BE

Dimitër Cançev
Снимка: BGNES

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE diskutoi zgjerimin e organizatës dhe pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Përfaqësuesi i Përhershëm i Bullgarisë Dimitër Cançev mbrojti qëndrimin e vendit tonë në lidhje me kandidaturën e Maqedonisë së Veriut.

Me sa duket duke marrë parasysh Maqedoninë Veriore, Cançev ka theksuar se për herë të parë në historinë e zgjerimit një vend kandidat këmbëngul, që në një bazë të barabartë me shtetet anëtare të përcaktojë kushtet me të cilat të fillojnë negociatat e pranimit pa qenë i detyruar të zbatojë marrëveshjet të cilat Maqedonia e Veriut e ka nënshkruar me një vend anëtar të BE-së.

Në të njëjtën kohë Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë Josep Borel tha pas takimit me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev se nuk ka mbështetje për ndarjen e vendit të tij dhe Shqipërisë as në institucionet, as midis vendeve anëtare.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени