Eмисия новини
от 09.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Ambasadori Angell Angellov: Bullgaria mbetet e hapur për dialog me Maqedoninë e Veriut

Ambasadori Angell Angellov
Снимка: BGNES

Bullgaria mbetet e hapur për një dialog të hapur dhe pragmatik me Maqedoninë e Veriut, i cili do të rivendosë besimin midis dy vendeve dhe do të intensifikojë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat me interes të përbashkët. Këtë e deklaroi Ambasadori i Bullgarisë në Shkup Angell Angellov në një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë Veriore Bujar Osmani.

Ai konfirmoi qëndrimin bullgar se mbajtja e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe marrja e garancive të nevojshme për zbatimin e marrëveshjes midis dy vendeve nga viti 2017 mbeten një përparësi kryesore për Bullgarinë.

Më 21 maj, Komisioneri i Zgjerimit të BE Oliver Varhei dhe Ministri i Jashtëm Portugez Auguste Santos Silva, vendi i të cilit mban presidencën e BE, do të mbërrijnë në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut. Çështjet në lidhje me zgjerimin e BE do të diskutohen në takim.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени