Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Prokuroria ka premtuar veprime kundër personave të sanksionuar nga SHBA-ja

Снимка: Prokuroria e Republikës së Bullgarisë

Zyra e Prokurorisë njoftoi se do të marrë masa kundër të gjitha personave të sanksionuar nga SHBA-ja. Prokuroria e shtetit njoftoi se edhe para vendosjes së sanksioneve sipas ligjit global "Magnitski", ishin sjellë në gjykatë Petër Harallampiev dhe Krasimir Tomov nga Agjencia Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit dhe ish Zëvendës Ministri i Ekonomisë Aleksandër Manolev, ndërsa Vasill Bozhkov  është nën hetim. Është e qartë nga njoftimi se tani objekt i inspektimit do të jetë Deljan Peevski - ish-deputeti nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS), dhe nënkryetari i Byrosë së Kontrollit të Mjeteve të Specializuara të Inteligjencës Illko Zheljazkov, njoftoi reporterja e BNR-së Sillvija Velikova.

Dje në mbrëmje Departamenti i Shtetit i SHBA-së akuzoi për korrupsion tre bullgarë dhe 64 persona të lidhur me ta. Më vonë u bë e qartë se ka akoma tre bullgarë të sanksionuar nga SHBA-ja për shkak të veprimeve të korrupsionit - ish Zëvendës Ministri i Ekonomisë Aleksandër Manolev dhe ish Kryetari, si dhe ish Sekretari i Agjencisë Shtetërore për Bullgarët jashtë Shtetit, Petër Harallampiev dhe Krasimir Tomov. Harallampiev dhe Tomov janë akuzuar në Bullgari për shitje të pasaportave bullgare.
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна