Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Shqipëria është e prekur nga mosmarrëveshja midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut

Edi Rama dhe Stefan Janev në Sofje
Снимка: BGNES

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet të zgjidhin problemet e tyre dypalëshe, bëri të ditur Kryeministri i përkohshëm Stefan Janev para homologut të tij shqiptar, Edi Rama, në Sofje, transmetoi BGNES. Janev pranoi se kazusi midis Sofjes dhe Shkupit po ngadalëson integrimin evropian të Shqipërisë, sepse tani për tani Shkupi dhe Tirana po lëvizin së bashku drejt BE-së.

Shqipëria beson se popujt e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut janë të afërt, tha mysafiri, i cili, pasi përshkroi marrëdhëniet e mira bullgaro-shqiptare në gjuhën e tij amtare, kaloi në anglisht mbi temën e Shkupit.

Rama theksoi se zgjidhja e kazusit është me rëndësi të madhe për Shqipërinë. "Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se kjo është një çështje shumë e ndjeshme. Në të njëjtën kohë ne jemi të detyruar të përfshihemi," tha Rama, duke shtuar se Tirana mbështet si Sofjen, ashtu edhe Shkupin.

Kryeministri shqiptar theksoi gjithashtu se pakica bullgare në Shqipëri gëzon të drejta të plota dhe mund të zhvillojë trashëgiminë e saj.
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна