Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Rusia dëshiron kthimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në vitin 1997

Sergej Llavrov
Снимка: EPA/BGNES

Propozimet e Rusisë për garancitë e sigurisë përfshijnë tërheqjen e forcave të NATO-s nga Bullgaria dhe Rumania, njoftoi Ministria e Jashtme ruse, cituar nga “RIA Novosti”.

“Një nga shtyllat e nismave tona është formuluar qëllimisht shumë qartë dhe nuk lejon interpretime të paqarta. Ato përfshijnë tërheqjen e forcave, pajisjeve dhe armatimeve të huaja, si dhe hapa të tjerë për t’u kthyer në konfigurimin e vitit 1997 në territorin e vendeve që nuk ishin anëtarë të NATO-s në atë kohë. Këtu përfshihen edhe Bullgaria edhe Rumania”, deklaroi Ministria e Jashtme ruse në një përgjigje me shkrim të një pyetjeje të Radios Kombëtare Bullgare gjatë konferencës vjetore për shtyp të dhënë nga Ministri i Jashtëm Sergej Llavrov.

Lidhur me kërkesën e Moskës që NATO të tërhiqet nga Bullgaria dhe Rumania partia GERB kërkoi një dëgjim të jashtëzakonshëm në parlament të kryeministrit, ministrit të jashtëm dhe ministrit të mbrojtjes.



Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени