Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Rumen Radev: Aeroplanë bullgarë me ekuipazhe bullgare të mbrojnë hapësirën tonë ajrore

Снимка: president.bg

Në një takime pune Presidenti Rumen Radev diskutoi me Ministrin Ushtarak Dragomir Zakov, Shefin e Mbrojtjes Admiral Emill Eftimov dhe Komandantin e Forcave Ushtarako Ajrore Gjeneral Major Dimitër Petrov sfidat para garantimit të sovranitetit ajror të vendit tonë. Këtë e njoftuan nga qendra e shtypit e kreut të shtetit. Ai tha se është e domosdoshme të merren masa urgjente për të siguruar mbrojtjen e hapësirës sonë ajrore nga avionët bullgarë me ekuipazhe bullgare. Mundësitë e ofruara në këtë drejtim nga Ministria e Mbrojtjes kërkojnë analiza të thelluara, si dhe zgjidhje në kohë dhe adekuate në një situatë të komplikuar gjeopolitike, u theksua në takim.

Sipas një vendimi të kabinetit të marrë më 8 mars, nga 1 prilli deri më 31 maj, siguria e hapësirës ajrore do të forcohet nga kryerja e detyrave nga Forcat Ajrore Bullgare së bashku me forcat dhe mjetet e Forcave Ajrore Holandeze të përbërë nga dy avionë në detyrë 24 orësh. “Nga data 4 mars deri më 24 qershor në territorin e Republikës së Bullgarisë të vendosen forcat dhe mjetet e Forcave Ajrore të Mbretërisë së Holandës me deri në 8 avionë dhe deri në 200 ushtarakë”, shkruhet në dokumentin qeveritar.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени